Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kallëzon në SPAK Erion Veliajn: Ra tërmet 9 ballë, por teatri qëndroi! Buxheti u miratua pa u hapur konkursi (VIDEO)

TIRANE- Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka kallëzuar penalisht sot kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pranë Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK). Jashtë dyerve të SPAK ata kanë deklaruar se do t'i shkojnë kësaj çështje deri në fund për të vënë para përgjegjësisë, të gjithë shkelësit e ligjit.

"Në fakt dje ne morëm konfirmimin nga Bashkia se aty është ndërtuar një bunker i rrethuar me policisë. Ne shkuam për të pyetur se çfarë po ndodh me teatrin dhe ajo nxori policët. Kryetari i Bashkisë ka thënë se e ka përfshirë teatrin në buxhetin e vitit 2020 por ne nuk dimë të jetë bërë një konkurs. Nëse është bërë diçka është bërë në fshehtësi dhe të plotë dhe korruptive. Ne kemi bërë diçka shumë konkrete. Ne do e bëjmë procesin e plotë, por ne do ta zbërthejmë në çdo hallkë. Në SPAK do të çohen vetëm titullarët. Të gjithë kanë bërë shkelje dhe do mbajnë përgjegjësi.

 Ka rënë 9 ballë tërmet dhe ata inxhinierë që kanë thënë se teatri nuk qëndron në këmbë do mbajnë përgjegjësi. Teatri është një vend i shenjtë dhe i paprekshëm. Duam që këta persona të mbajnë përgjegjësi. Nuk ka kthim mbrapa. Ne kemi besimin e lartë tek qytetarët. Këtu mbërthehet i gjithë korrupsioni. Kemi vënë fytyrën në një kauzë. Veliaj është një njeri që duhet të shkojë në burg, por nuk ka kush ta çojë në burg. Kjo është një farsë e madhe. Tani po lëvizin gjërat dhe është në favorin tonë. I vetëm që do ta shembi dhe i ka hypur këtij kali keq është kryeministri dhe kryetari i bashkisë. Ne do i japim të gjithë vëmendjen për detyrën që ka secili", tha Ervin Goci, pedagog dhe aktivist.

Ditën e djeshme përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit u mblodhën para bashkisë së Tiranës për të protestuar në lidhje me tenderin që sipas tyre i është dhënë kompanisë "Fusha" për projektin e ri për Teatrin Kombëtar. Sipas protestuesve ata nuk kanë asnjë informacion në lidhje me këtë tender dhe siç ata pretendojnë tenderi për ndërtimin e teatrit të ri është shkelje e rëndë ligjore.

( Kliko këtu ) Padia e plotë

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tori: 31/12/2019 21:49

    Bande hajdutash qe presin te fitojne lek apo te vjedhin shtetin.Vetem nje etalon I mendimit e veprimir idiot miku juaj o pijanec e aktora demek te teatrit Balliu junjor ju jep te drejte.Profesioni juaj eshte aktrimi e jo bllokimi,ju jeni te punesuar e jo punedhenes prandaj lini kafenet,thashethemet,punoni se asnjeri e askush nuk ka nevoj per ju,justifikoni punen tuaj me pune e vetem me pune,por jo te punesoheni si puntor politik te nje klani produkcent me regjizor e scenarist made in "babale".Qerpiqin mbajeni per vete e mos ja shitni popullit si "mencuri"popullore.Shumekateshet jane te domosdoshme e mjaft te shtrejta,bashkohore e shume me te lira ne mirembajtje se qerpiqet qe ju doni te ruani ne emer te nje mendesie idiote e thellesisht te pakuptushme.Bahuni njerez,mendoni si njeri e cdo gje do ju duket krejt e qarte.

    Përgjigju
  • x....: 31/12/2019 16:26

    Mbrojne teatrin e pupulitit artistet pa spektore duan akoma te paguhen nga shteti si ne monizem te mbrojne dhe ndertesat me qelpiç qe mos shemben.

    Përgjigju
  • XXX: 31/12/2019 15:13

    Ikni mor alabaker, njerez legena.

    Përgjigju
  • A...Zh: 31/12/2019 14:09

    Cfare arsyetimi, ra termet 9 balle thone e Teatri nuk u rrezua! Une pyes: -Po nevojtoret me derrasa ne fshatrat e prekura nga termeti, pse nuk u demtuan?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja