Aleanca për Teatrin protestë para bashkisë në Tiranë: Na jepni informacion për tenderin...

Aleanca për Teatrin protestë para bashkisë në Tiranë: Na jepni informacion për tenderin...

Artistë, aktivistë dhe pjesëtarë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit këtë të hënë janë mbledhur para bashkisë së Tiranës për të protestuar në lidhje me tenderin që sipas tyre i është dhënë kompanisë "Fusha" për projektin e ri për Teatrin Kombëtar.

Sipas protestuesve ata nuk kanë asnjë informacion në lidhje me këtë tender dhe siç ata pretendojnë tenderi për ndërtimin e teatrit të ri është shkelje e rëndë ligjore.

Mehdi Malka: Çfarë çete jemi ne, na jepni informacione, ore dreqi e mori. Unë ndihem mirë që jam pjesë e çetës. Dhënia e informacionit për tenderin është minimumi i transparencës.

Justina Aliaj: Ajo një ditë do plasë, dhe kur plas nuk besoj se jemi ne të mangët, do jenë ata. Dua që në këto festa me qenë më transparentë, me treguar kush i ka fituar ato tendera. Të klithim nuk ka nevojë, ne duam teatrin dhe shpresoj që do ja dalim mbanë.

Edmond Budina: Si mund të bëjnë këta sikur e kanë Shqipërinë si pronë të tyren. Ky shembull që japim ne sot, duhet të jetë shembull për të gjithë. Këta kanë arritur në një pikë korruptive maksimale. Ne kemi dy vjet për të ndenjur në protestë, në të ftohtë, dhe ai gjen kurajo jo vetëm të mos japë përgjigje, por edhe të fyejë. Ne do t’i tregojmë llogari, dhe nëse nuk e japin informacionin, do ndjekim hapa të tjerë.

Ndërkohë për këtë protestë aktivistët kanë patur edhe një komunikatë njoftuese ku shpreheshin:
Ushtrojmë të Drejtën tonë për t’u informuar Të dashur aktivistë, miq e mbështetës, ka kaluar 1 muaj e gjysëm që prej skadimit të afateve për shpalljen zyrtare të fituesit të konkursit për ndërtimin e projektit famëkeq e korruptiv Fusha. Gjatë kësaj kohe, Bashkisë Tiranë, i janë drejtuar disa kërkesa për informacion, kemi dërguar ne, kanë dërguar gazetarë me kërkesa të personalizuara dhe kërkesa me logo mediatike. Asnjë përgjigje, injorim total, çensurë, terr informativ. Institucioni që menaxhon 120 milion euro, është mbyllur në bunker, ka marrë peng funksione zyrtare, informacionin publik, asgjë nuk kalon nëpër protokolle, asnjë nuk guxon të flasë, gjendje lufte. 

Ndërkohë, kryetari i bashkisë u bën karshillëk qytetarëve të të gjithë Republikës, duke u thënë publikisht, në televizor, që informacionin e kam vetëm unë, po nuk dua t’jua them.
Situata është kaq serioze sa një artikull i gazetares Fatmira Nikollit tek Gazeta Shqiptare, ku publikohej përgjigja zyrtare e zyrës së informacionit të bashkisë, në të cilën nuk kishte asnjë informacion të vlefshëm për procedurat mbi projektin, u çensurua, u hoq, është zhdukur nga qarkullimi. 

Në këtë situatë, ne kemi vendosur ta marrim informacionin vetë, fizikisht, te dera e institucionit. Fshehja, terrori në institucion për të mos lejuar asnjë pëshpërime, apo të qarkullojë publikisht informacion për aferën megakorruptive të Teatrit, është vetëm një nga shkeljet e rënda të një dosjeje kriminale plot me paudhësi, që ne kemi vendosur ta depozitojmë te SPAK, me besimin se një ditë, dikush do të mbajë përgjegjësi për vepra penale në dëm të interesit publik.

Ne ju ftojmë nesër, e Hënë, 30 Dhjetor në ora 10.00, të mblidhemi dhe ta ushtrojmë këtë të drejtë. Është një e drejtë legjitime që nuk lejojmë të na shkelet.
Mblidhemi te dera e Bashkisë të marrim atë që na takon. U bëjmë thirrje mediave që të jenë të pranishëm, pasqyrimi i këtij aksioni u shërben dhe atyre dhe qarkullimit të informacionit të lirë”, ka njoftuar Aleanca.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • CAMARROKU: 30/12/2019 13:24

    8 balle ishte termeti dhe nuk krikoi asnje plasaritje-shembja e tij korrupsion diten per diell.Rikonstruktohen kalate e Skenderbeut qe jane pa cati e rrihen nga agjentet atmosferike dhe shkojne 100 vjet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë