Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit letër SHBA-BE: Duam hetim ndërkombëtar, ejani monitoroni protestën e sotme

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit letër SHBA-BE: Duam hetim ndërkombëtar, ejani monitoroni protestën e sotme

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit u ka dërguar një letër ambasadave të SHBA-BE duke kërkuar hetim ndërkombëtar për shembjen e Teatrit. Gjithashtu, aleanca kërkon që përfaqësues nga dy ambasadat të monitorojnë protestën e sotme.

Letra
Në vijim të zhvillimeve të 17 majit 2020, dëshirojmë t’ju bëjmë të ditur se sot, në orën 4:30 në organizojmë një protestë në bulevard – zona pranë pedonales.

Kemi njoftuar Policinë lidhur me protestën e sotme e cila është e fokusuar në nevojën për zbardhje të plotë të mënyrës se si Teatri Kombëtar u shemb, se si Policia sulmoi mbrojtësit e Teatrit dhe nëse shembja me fadroma nisi që gjatë kohës kur ende shumë njerëz ishin brenda në ndërtesë. Ne kemi shumë aktivistë që e dëshmuan këtë dje.

Kërkojmë hetim ndërkombëtar mbi këtë çështje të rëndësishme dhe të rëndë të cilën e konsiderojmë si krim kundër njerëzve dhe trashëgimisë kulturore. Ne kemi kërkuar nga Europa Nostra që të na mbështesë në këtë drejtim.

Sulmi ndodhi në një kohë kur dy dosje të lidhura me çështjen e Teatrit Kombëtar (ligji special dhe VKM) janë depozituar në Gjykatën Kushtetuese nga Presidenti i Republikës. Gjithë aktet normative të lidhura me si institucionet shtetërore vendosin dhe procedojnë në raste të tilla kur çështje ligjore janë të hapura në një gjykatë, janë shkelur. Rregullat e lidhura me pandeminë janë shkelur: policët nuk mbanin veshur doreza dhe maska dhe rrezikuan mbrojtësit e Teatrit duke i detyruar të qëndrojnë të grumbulluar te sheshi i Teatrit për të mbrojtur ndërtesën dhe duke i prekur ata.

I kemi kërkuar Presidentit të Republikës të monitorojë protestën e sotme dhe kërkojmë që përfaqësues të zyrës suaj të Delegacionit të BE-së dhe SHBA-së të jenë të pranishëm në protestë për të monituar zhvillimin e saj.

Aleanca per Mbrojtjen e Teatrit

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BISLIMI: 18/05/2020 18:46

    ORE LERINI TE HUAJT,,ATA E KANE MENDJEN QE NE TE ZIHEMI ,,,ATA JANE PERCA E SUNDO,,,PER TE SHKUAR E PUNUAR PER TA REFUGJAT,,,,POR JU MOS PRISNI ASNJE MINUTE,,,,SULM NDAJ PARLAMENTIT,,, BASHKISE ,,,C'FARE PRISNI MORE KETE BANDE KRIMINALE TE LARGOHET VETE KURRE.....VETEM ME DHUNE KETA LARGOHEN...…,,,DIGJINI,,,DIGJINI SI MIJTE.....

    Përgjigju
    • teatri: 18/05/2020 20:59

      hajde se do merni topet ne zgjedhjr

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë