Një grup aktivistësh që prezantohen si “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit” ushtrojnë oponencën e tyre në rrjetet sociale ku u përgjigjen qytetarëve, ndërsa ajo që bie në sy është gjuha skandaloze dhe ofenduese që përdorin në komentet e tyre. Ata kanë një organ zyrtar në Facebook me emrin “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit – zyrtare”, ndërsa replikat që bëjnë ndaj qytetarëve dhe gjuha e përdorur nuk ka asnjë lidhje me vlerat që mëton të përcjellë teatri.

Më poshtë po përcjellim disa replika ku fjalori nuk ka as pak lidhje me artin dhe kulturën. Kujtojmë, se Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka si drejtues vëllezërit Budina si dhe aktivisten Adriana Kalaja.