Aleanca për Teatrin, largohen aktorët, tashmë i udhëheq...Fahri Balliu (FOTO)

Aleanca për Teatrin, largohen aktorët, tashmë i udhëheq...Fahri Balliu (FOTO)

Fahri Balliu te porta e Presidencës me Alert Çeloaliajn dhe Robert Budinën

Përfaqësuesit e mbetur të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, pas distancimit të aktorëve, tentuan sot t’i dërgonin një letër Presidentit Meta me argumentat e PD që të shprehet kundër ndërtimit të Teatrit të Ri Kombëtar. Ligji i miratuar nga Kuvendi ndodhet në tryezën e Metës në pritje të firmës për dekretim apo kthimin e tij edhe njëherë për shqyrtim në Kuvend. 

Por, teksa Alert Çeloaliaj dhe Robert Budina jepnin e merrnin me rojen te kangjellat e hekurta të Presidencës, pas krahëve të tyre u shfaq Fahri Balliu, i cili u hapi derën. 




(Botuesi i Gazetës 55, Fahri Balliu duke hapur portën e Presidencës)

Nuk dihet nëse botuesi i Gazetës 55, këshilltar i Bashës, baba i deputetit të PD, Klevis Balliu, po udhëheq përfaqësuesit e Aleancës kundër Teatrit të Ri, por me sa duket ndërhyrja e Fahriut u ka zgjidhur punë, në mos për të takuar Ilir Metën, të paktën për të dorëzuar letrën tek posta e Gardës.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Farriballinjtë e Ballifarrinjve: 24/07/2018 15:51

    Farriballinjtë e Ballifarrinjve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ 1 vit nga ekzekutimi me snajper i Gëzim Sinomatit në ballkonin e banesës së tij, ngjarja ende pa autor

Vlorë/ 1 vit nga ekzekutimi me snajper i Gëzim Sinomatit në ballkonin e banesës së tij, ngjarja ende pa autor