Aleanca ushtarake Shqipëri - Kosovë - Kroaci, Vengu: Serbia pezulloi vetë konsultimet shumëpalëshe, e kotë çdo narrative viktimizuese

Aleanca ushtarake Shqipëri - Kosovë - Kroaci, Vengu: Serbia pezulloi vetë konsultimet shumëpalëshe, e kotë çdo narrative viktimizuese

1739706503_pirrovengu.JPG

Foto: Pirro Vengu

“Marrëveshja për mbrojtje dhe siguri mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë është një bashkëpunim i natyrshëm mes tre shtetesh sovrane” thotë ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë Pirro Vëngu si reagim ndaj presidentit serb Aleksandër Vuçiç I cili e quajti ‘hapje e një gare armatimi’

Në një postim në rrjetin social X Vengu se bashkëpunimi është realizuar për shkak të vlerësimit të njëjtë mbi kërcënimet që pengojnë të ardhmen evropiane të rajonit tone, ndërkohë Serbia i ka pezulluar vetes mundësinë për marrë pjesë në konsultime shumëpalëshe por se ka dhe në dorë të lërë mënjanë pezullimin.  

Në historinë e saj, Shqipëria nuk ka precedente marrëveshjesh ose traktatesh të fshehta në dëm të fqinjeve, siç e kanë pasur shtete të tjera, thekson ministri Vengu.

 

Reagimi

Marrëveshja për mbrojtje dhe siguri mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë është një bashkëpunim i natyrshëm mes tre shtetesh sovrane. 

Si aleatë kemi një vlerësim të njëmendtë mbi kërcënimet që synojnë të pengojnë të ardhmen evropiane të rajonit tonë.

Ndaj kemi vendosur të bashkëpunojmë për të rritur kapacitetet tona mbrojtëse dhe për të mbështetur integrimin e Kosovës në mekanizmat rajonalë.

Serbia, duke ndjekur prej dy vitesh një politikë të karrikes boshe në iniciativat rajonale, ia ka pezulluar në mënyrë të njëanshme vetes mundësinë për të nxitur ose për të marrë pjesë në konsultime shumëpalëshe. Ky pezullim, që është në dorën e Serbisë të lihet mënjanë, e bën të kotë çdo narrativë viktimizuese që vjen nga qeveria serbe.

Në historinë e saj, Shqipëria nuk ka precedente marrëveshjesh ose traktatesh të fshehta në dëm të fqinjeve, siç e kanë pasur shtete të tjera. 

Për rrjedhojë, krahas kureshtjes së ekspertëve të dramave rajonale dhe atyre që mezi presin të gjejnë një vesh për të dëgjuar rënkime, nuk e kemi aspak problem të publikojmë marrëveshjen tripaleshe

Marrëveshja për mbrojtje dhe siguri mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë është një bashkëpunim i natyrshëm mes tre shtetesh sovrane.

Si aleatë kemi një vlerësim të njëmendtë mbi kërcënimet që synojnë të pengojnë të ardhmen evropiane të rajonit tonë.

Ndaj kemi vendosur të… pic.twitter.com/2VYXWEkJiG

— Pirro Vengu (@pvengu) March 22, 2025

 


Lajmi kryesor:

Aleanca ushtarake Shqipëri -Kosovë - Kroaci, zbardhet deklarata e përbashkët! Vengu: S'kemi traditë traktatet e fshehta në dëm të fqinjëve, Serbia po viktimizohet


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Ironizon sërish Rama, ndan videon ku Basha ha byrek dhe Berisha pulë: Program gojëhapur, jo shaka! Lum kush voton për ta

Ironizon sërish Rama, ndan videon ku Basha ha byrek dhe Berisha pulë: Program gojëhapur, jo shaka! Lum kush voton për ta