Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë daljeve të tij publike disa herë ka përmendur bashkëpunimin me Lëvizjen Socialistë për Integrim për protestën e 27 janarit.

Mbrëmje e kaluar, Basha ka qenë i ftuar në emisionin “Opinion”, ku është pyetur nëse ky bashkëpunim më LSI ëshët një aleancë e mundshme për zgjedhjet e ardhshme. Ai nuk ka folur lidhur me këtë çështje, por e ka vënë fokusin vetëm tek protesta  e 27 janarit.

Basha është shprehur, “asgjë nuk mund të them për aleancat për zgjedhjet e ardhshme, por mund të them se opozita është e bashkuar në një vendim dhe një qëllim: largimin e Edi Ramës”.

Basha ka ka folur edhe për protestën e 27 janarit  për të cilën ka thënë se, “Protesta nuk bëhet për partitë. Nuk bëhet as për PD dhe besoj se të njëjtin qendrim ka edhe LSI e cila flet për vete. Nuk bëhet as për aleatët tanë. Nuk bëhet për partitë politike. Kjo protest bëhet për njerëzit e këtij vendi. Ejani për hallet tuaja. Ne do ti drejtohemi qytetarëve e do t’u themi mos dëgjoni​ propagandën, a janë taksat më të larta?! Mos dëgjoni propagandën. A janë çmimet më të larta?! Mos dëgjoni propagandën. a ka më shumë krim?! Mos dëgjoni propagandën. A ka më shumë drogë afër shkollave të fëmijëve tuaj?! A ka apo jo ilaçe për të sëmurët?! A keni apo jo vende pune?! A jeni të kënaqur me drejtësinë?”

Kryedemokrati u shpreh, “askush të mos vijë për hallin tim, sdua të bëhem kryeministër përmes protestës”.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com