/ATSH-AFP/ - Dy parti të opozitës ruse, ajo e opozitarit të vrarë, Boris Nemtsov dhe formacioni i armikut të betuar të Vladimir Putin, Alexei Navalny njoftuan se do të formonin një aleancë në kuadër të zgjedhjeve legjislative në vitin 2016.
Në një komunikatë, Partia Parnas e Boris Nemtsov dhe Partia e Progresit e Navalnyt njoftuan dje në mbrëmje se kishin bashkuar forcat e tyre për të paraqitur kandidatë të përbashkët në zgjedhjet lokale në 2015-n dhe në zgjedhjet legjislative vitin e ardhshëm.
Dy formacionet akuzuan në një komunikatë autoritetet, nën drejtimin e Vladimir Putin, se kishin vendosur në vend një sistem autoritar që ka shkatërruar opozitën, ekonominë dhe ka zhytur vendin në një konflikt me Ukrainën.
"Vrasja më 27 shkurt e Boris Nemtsov në këmbët e Kremlinit ka treguar qartë se shteti i të drejtës nuk ekziston më", theksuan ata.
"Dy partitë konfirmuan se kishin formuar një paltformë të përbashkët që hedh poshtë gënjeshtrat, korrupsionin dhe agresionin", në këtë komunikatë të përbashkët të Navalnyt dhe ish-kryeministrit Mikhail Kasyanov, bashkëdrejtues i partisë të Nemtsov.
/Shqiptarja.com