Aleatët e Bashës kërkojnë kompensim, Celibashi: Nuk kanë kaluar pragun 1% në zgjedhjet e 25 prillit, s’përfitojnë fonde! Gjobiten 106 parti me 1 mln lekë

3 parti politike të cilat kanë kërkuar kompensim paszgjedhor të fondeve nuk kanë përfituar, pasi nuk kanë kaluar pragun prej 1% në zgjedhjet e 25 prillit. Në një kërkesë, Partia Agrare Ambientaliste, Partia Lëvizja për Legalitetin dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, pjesë e PD-AN kërkuan kompensim të fondeve paszgjedhjeve.

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi gjatë një mbledhje të zhvilluar ditën e sotme në KQZ, tha se këto parti nuk përfitojnë kompensim të fondeve.

‘Këto tre parti qe të kompensohen duhet të kalojnin 1%. Nuk kanë marrë 15781 vota dhe nuk përfitojnë. Nuk kalojnë 1% dhe nuk pëfitojnë kompensim të fondeve.’- tha kryekomisioneri Ilirjan Celibashi

‘Referuar nenit 88, pika 3 të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, numri i votave të vlefshme takuese për 3 (tre) partitë e sipërcituara, të cilat janë pjesë e Koalicionit PD-AN, është 10.546 (dhjetë mijë e pesëqind e dyzet e gjashtë), vlerë kjo e llogaritur duke mbledhur mesataren e votave për mandat për çdo kandidat të zgjedhur nga radhët e tyre. Mesatarja e votave për mandat llogaritet duke pjestuar numrin e votave të vlefshme të koalicionit PD-AN me numrin total të mandateve që ka fituar koalicioni PD-AN: 622.187 (gjashtëqind e njëzet e dy mijë e njëqind e tetëdhjetë e shtatë)/59 (pesëdhjetë e nëntë) =10.546 (vota/mandat).

Numri i votave të vlefshme në shkallë vendi është 1.578.117 (një milion e pesëqind e shtatëdhjetë e tetë mijë e njëqind e shtatëmbëdhjetë) dhe vlera 1% e tyre përllogaritet: 1.578.117*0.01=15.781 (pesëmbëdhjetë mijë e shtatëqind e tetëdhjetë e një) vota. Numri i votave të vlefshme takuese për partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje si pjesëtare të koalicionit PD-AN, të cilat nuk përfituan fonde para zgjedhjeve është 10.546 (dhjetë mijë e pesëqind e dyzet e gjashtë) vota. Duke qenë se numri i votave të vlefshme për këto parti politike është më i vogël se pragu 1%, atëherë ato nuk përfitojnë kompensim financiar paszgjedhor.

Për sa më lartë, në këtë relacion, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, brenda kompetencave të veta dhe në respektim të detyrimeve e afateve ligjore të përcaktuara në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar shqyrton dhe miraton projektvendimin “Për kompensimin financiar paszgjedhor që do t’u shpërndahet subjekteve zgjedhore pjesëmarrëse në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 25 prill 2021”.’- thuhet ne vendimin e KQZ.

106 parti, mes të cilave 11 pjesë e zgjedhjeve të 25 prillit, janë gjobitur me 1 milionë lekë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për shkak se nuk dorëzuan raportin vjetor financiar për vitin 2020. Pavarësisht se kërkuan më shumë kohë, Celibashi vulosi këtë të enjte gjobën për ta.

'Janë 106 parti politike, të cilat nuk kanë dorëzuar raport vjetore financiare. Për këto parti u vendos: Gjobë në masën 1 000 000 deri në 2 000 000 lekë për 106 (njëqind e gjashtë) partitë politike që nuk kanë dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve raport vjetor financiar

Marrja e masës administrative, gjobë në masën 50 000 deri në 100 000 lekë për 4 (katër) partitë politike që e kanë dorëzuar raportin vjetor financiar 2020 në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve jashtë afatit të përcaktuar.'- tha Celibashi.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja