TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka thirrur një mbledhje ditën e shtunë në orën 10:00 për të diskutuar kërkesën e aleatëve të kreut të PD-së Lulzim Bashës për të nisur procedurat për zgjedhjet e 13 tetorit. Burime për Report Tv bëjnë me dije se kjo mbledhje është thirrur nga kreu Klement Zguri, e ndërsa anëtarët e tjerë të KQZ-së nuk do të marrin pjesë në zgjedhje. Më herët në një intervistë për Report Tv, anëtari i KQZ-së, Bledar Skënderi tha se 30 qershori është një kapitull i mbyllur dhe se 13 tetori nuk është një datë zgjedhjesh, por ditë zyrtare pushimi.

Ditën e sotme, aleatët e Bashës i dërguan një lehët KQZ-së që mban firmën e Fatmir Mediut, kreut të PAA-së Agron Duka dhe Sekretarit të Përgjithshëm të LSI, ku kërkohet respektimi i dekretit të presidentit Meta për anulimin e 30 qershorit dhe caktimit të datës së re, të 13 tetorit.