4 ditë nga afati, asnjë parti nuk është regjistruar në KQZ / Ministria e Brendshme për Report Tv: 13 tetori ditë normale

Presidenti Ilir Meta vazhdon të përsërisë qëndrimin e tij se në 13 Tetor do të ketë zgjedhje vendore, qëndrim ky I shprehur edhe sot në konferencë për mediat. Por në një kohë kur kryedemokrati Basha nuk ka mbajtur një qëndrim të qartë lidhur me 13 Tetorin, dhe se nëse kete datë do të mbahen zgjedhje, atëherë sipas ligjit, data 4 gusht është afati I fundit për regjistrimin e subjekteve politike.

Report TV u interesua pranë Ministrisë së Brendshme nëse kanë nisur procedurat për listën e zgjedhësve. Në reagimin e saj për Report TV, Ministria e Brendshme thotë se për këtë institucion, 13 tetori, është një ditë normale pune, siç është 11, 12, apo edhe 14 tetori, duke lënë të kuptuar në këtë mënyrë se deri më tani nuk ka ende një udhëzim nga ana e Ministrit Lleshaj për listën e zgjedhësve.

Po ashtu Report TV kontaktoi edhe me Ministrinë e Jashtme, nëse I është dërguar një kërkesë zyrës qendrore të OSBE-së për praninë e saj në rolin e vëzhguesve të procesit zgjedhor për 13 tetor, referuar dekretit të Presidentit. Por edhe në këtë institucion, përgjigja ishte se deri më tani, asnjë kërkesë nuk është dërguar në drejtim të OSBE-së, për të qenë vëzhguese të zgjedhjeve vendore të 13 tetorit, duke lënë po ashtu të kuptohet se në këtë datë nuk do të ketë një process zgjedhor.

Ndërkohë, siç u theksua edhe një ditë më parë në studion e Report TV nga anëtari I KQZ-së Bledar Skënderi, edhe për KQZ-në, në 13 tetor nuk do të ketë zgjedhje.

Madje Skënderi nënvizoi se juridikisht në këtë datë nuk ka zgjedhje në Shqipëri, për aq kohë sa kryebashkiakët fitues të dalë nga 30 qershori, kanë marrë vendim gjykate për të vijuar normalisht detyrën.

Po për kamerën e Report TV aleatët e Bashës thanë njëzëri se janë të gatshëm të shkojnë në zgjedhjet e 13 tetorit, pavarësisht se deri më tani asnjë kërkesë për regjistrimin e subjekteve politike nuk ka mbërritur në KQZ, dhe se nga aleatët e PD nuk ka asnjë hap konkret, duke mbetur kështu në vazhdën e deklaratave politike.

Mediu, Ndoka dhe Duka, të tre aleatët e kryedemokratit Basha, bënë të ditur se këto ditë pritet të takohen për të caktuar hapat që do të ndërmarrin, ndërsa kanë mbetur edhe tre ditë nga  mbyllja e afatit të regjistrimit të subjekteve politike.

Sipas ligjit në fuqi, subjektet politike duhet të regjistrohen në KQZ 70 ditë përpara zgjedhjeve, ndërsa 90 ditë përpara votimeve do të duhet të dërgojnë emrat e komisionerëve për në ZAZ.

Ndërkohë që faktori ndërkombëtar, përfshirë mbi të gjitha OSBE-në dhe SHBA-të, në disa raste ka përsëritur se njeh 30 qershorin si datën e zgjedhjeve vendore, duke theksuar se legjitimetin e tyre, do ta japë vetëm Gjykata Kushtetuese, kur ajo të rivihet në funksion.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen