‘Forumi për zgjedhje të lira’, i organizuar nga ‘Grupimi i Qendrës së Djathtë’, është ndalur në qytetin e Lezhës.

Aleatët e Partisë Demokratike, kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, kreu i PDK-së Nard Ndoka, kreu i PR-së Fatmir Mediu, kreu i PBDNJ Vangjel Dule dhe kreu i PAA-së Agron Duka, kanë zhvilluar një bashkëbisedim mbi situatën në vend me strukturat dhe simpatizantët e partive që drejtojnë.

Krerët e partive opozitare, me qëndrimin e unifikuar për zgjedhje të lira dhe të ndershme, kanë renditur disa arsye pse kërkojnë largimin e Edi Ramës. "Ramën do të largojmë me protesta, jemi në fazën përfundimtare të aksionit politik" tha Ndoka.

Në këtë takim ishte i pranishëm dhe kryebashkiaku demokrat i Lezhës Fran Frrokaj i cili garantoj mbështetjen e tij maksimale për aksionin opozitar.