Aleatet e Edi Ramës që nuk
u futën dot në zgjedhje

Aleatet e Edi Ramës që nuk<br />u futën dot në zgjedhje
Në zgjedhjet e 18 qershorit do të garojnë vetëm 17 parti politike, të cilat kanë depozituar në KQZ brenda afateve ligjore, listën e kandidatëve ne 12 qarqe dhe listën me 5 mijë firmat e mbeshtetesve.
 
Fakti që Partitë do të garojnë të ndara dhe jo brenda një koalicioni parazgjedhor, ka bërë që 29 parti të vogla të humbasin mundësinë për të marrë pjesë ne zgjedhjet e 18 qershorit.
 
Në rastin kur nuk mund të garojnë në koalicion, Partite e vogla joparlamentare nuk mund te futen ne zgjedhje ne rast se nuk paraqesin ne KQZ listën me 5 mije firmat e mbështetësve në të gjithë Shqipërinë.
 
Në kushtet kur Partia Socialiste nuk regjistroi koalicionin parazgjedhor, janë të paktën 29 parti të majta që nuk munden të regjistroheshin. Ndër të cilat bie në sy partia ligj dhe drejtësi e Spartak Ngjeles, PSV01 e Petro Koçit apo edhe partia G99 e Ervin Metës.
 
Një ditë më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve konfirmoi se janë 17 parti që kanë depozituar listat e kandidatëve. KQZ do të verifikojë të gjithë kandidatet per deputet ne kuadër të ligjit te dekriminalizimit.
 
KQZ-ja sqaroi edhe mundësinë e përfshirjes së partive opozitare, duke theksuar se pas datës 3 maj kjo gjë nuk do të jetë më e mundur.

Partitë e majta që nuk marrin pjesë zgjedhje
- Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane Edmond Petraj

- Partia Ardhmëria Shqiptare Emin Subashi

- Partia Bashkimi Republikan Shqiptar Zane Llazi

- Partia Demokrate për Integrim e Prosperitet Halim Seitaj

- Partia e Çështjeve Shqiptare Bujar Shurdhi

- Partia e Gjelbër Edlir Petanaj

- Partia e Punës e Shqipërisë Muharrem Xhafaj

- Partia e Reformave Demokratike Shqiptare Skënder Halili

- Partia G 99 Ervin Mete

- Partia Komuniste e Shqipërisë 8 Nëntori Preng Cuni

- Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim Nikolin Staka

- Partia Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve Astrit Kosturi

- Partia Mendimi i Djathte Liberal Mustafa Lici

- Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve Ymer Kurti

- Partia Personat me Aftësi të Kufizuar Afrim Jeshili

- Partia Rruga e Lirisë Kurt Kola

- Partia Shqiptare Atdheu Kreshnik Osmani

- Partia Socialpuntore Shqiptare Ramadan Ndreka

- Partia Socialiste e Vërtetë 91 Petro Koçi

- Partia Toleranca e Re e Shqipërisë Avdi Keci

- Partia Ligj dhe Drejtësi Spartak Ngjela

- Partia Lëvizja Punëtore

- Partia Pajtimit Kombëtar Spartak Dobi

- Partia Aleanca Popullore Fatjon Softa

- Partia Fronti i Majte Marko Dajti

- Partia e te Drejtave te Mohuara Ilir Vata

- Forca Rinia Dritan Broka

- Aleanca e Maqedonasve per Integrim Europian

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Ministri Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pika kufitare, për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve 

Ministri Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pika kufitare, për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve