Aleatët e majtë mblidhen pa PS-në
për KQZ dhe mbrojtjen e votës
Rreziku i prishjes së zgjedhjeve nga ana e qeverisë ka bërë që aleatët e majtë të mblidhen në një takim pa PS për zgjedhjet. Kështu dje në ambientet e Hotel Rogner është zhvilluar një takim mes pesë kryetarëve të partive aleate të PS, përkatësisht Skënder Gjinushi i PSD, Paskal Milo i PDS, Petro Koçi i PSV 91, Idajet Beqiri i PUK e Marko Dajti i PPSHR...
TIRANE - Rreziku i prishjes së zgjedhjeve nga ana e qeverisë ka bërë që aleatët e majtë të mblidhen në një takim pa PS për zgjedhjet. Kështu dje në ambientet e Hotel Rogner është zhvilluar një takim mes pesë kryetarëve të partive aleate të PS, përkatësisht Skënder Gjinushi i PSD, Paskal Milo i PDS, Petro Koçi i PSV 91, Idajet Beqiri i PUK e Marko Dajti i PPSHR për të diskutuar mbi situatën zgjedhore dhe rreziqet në rritje ndaj procesit të votimit.
Ata theksuan se situata në
KQZ mbetet e papranueshme dhe përbën një kërcënim për manipulim të rezultatit zgjedhor në favor të PD. U kërkua një ndërhyrje më energjike nga faktori ndërkombëtar për të riformatuar këtë institucion të lartë të administratës zgjedhore.
Gjithashtu u vu në dukje rreziku se përpjekjet e mundshme të komisionerëve të majtë për të mos mbrojtur votat e aleatëve të PS gjatë procesit të numërimit do krijonin terrenin e përshtatshëm për ndërhyrjen e komisionerëve të PD për të manipuluar procesverbalet në dëm të opozitës.
U identifikua fenomeni në rritje i përdorimit të parasë për blerjen e votave në shumë raste dhe indiferencën e institucioneve ligjore ndaj këtij fenomeni shtetkapës.
Gjinushi, Milo, Koçi, Beqiri dhe Dajti theksuan angazhimin total të partive që drejtojnë për të realizuar rotacionin qeverisës dhe fillimin e reformave të thella që garantojnë pavarësinë e institucioneve, luftë kundër korrupsionit dhe një sistem zgjedhor më pluralist e më të drejtë që rrit pushtetin e qytetarit mbi politikën e qeverisjen.
Mbledhja e djeshme e aleatëve të PS pa prezencën e aleatëve të mëdhenj, Rama dhe Meta tregon se iniciativat vetjake nuk janë të përjashtuara tek e majta, e cila shquhet për diversitet në bashkëpunim.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 29.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.1%
-
Jo
30.7%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3609
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44