TIRANE- Aleatët e partive të vogla jashtëparlamentare kërkojnë një bashkëpunim më të gjerë me kreun e opozitës. Pas përfundimit të zgjedhjeve të 23 qershorit, ata shprehen se nuk kianë patur asnjë takim me Bashën.
Opozita në vend duket se nuk po kalon një periudhë të qetë, që pas zgjedhjeve të 23 qershorit dhe humbjes pas tetë vitesh që ka qeverisur vendin. Që pas zgjedhjeve, kryetari i ri i partisë më të madhe në opozitë, Lulzim Basha duket se i ka harruar partitë e vogla aleate përveç atyre që përfaqësohen në Parlament me deputetë. Ankesat vijnë nga partitë e tjera që nuk kanë arritur të marrin një mandat deputeti, por që renditen në opozitë së bashku me PD. Një shqetësim të tillë e ngre kreu i Partisë Bashkimi Demokrat Shqiptar, Arjan Starova, (ne foto) i cili në një prononcim për gazetën Shqiptarja.com evidenton mungesën e komunikimit me kreun e opozitës.
“Nuk kemi patur asnjë takim me kryetarin e opozitës dhe nuk duket se ka shenja se do të ketë një takim të tillë. Jemi në pritje, s`kemi asnjë lloji sinjali deri tani. Mund të them se është thjesht një qetësi absolute asgjë tjetër. Që pas përfundimit të procesit zgjedhor nuk kemi pasur kontakte se mesa duket partisë më të madhe të opozitës i mjaftojnë vetëm partitë parlamentare dhe nuk ka nevojë për partitë e tjera. Ky sigurisht që është një shqetësim për ne. Rrugët e komunikimit janë hapur, puna është se nuk funksionojnë”, shprehet ai. Ndërkohë që një tjetër parti aleate në koalicionin e djathtë për zgjedhjet parlamentare ka paralajmëruar konsultime me Partinë Demokratike në kuadrin e bashkëpunimit për një platformë të përbashkët të të bërit opozitë.
Kreu i Ballit Kombëtar Demokrat, Artur Roshi në një prononcim për gazetën Shqiptarja.com, thekson se duhet një rimodelim bashkëpunimi me partinë më të madhe në opozitë. “Unë nuk mund të ankohem se na mungon komunikimi, por besoj se vizioni i zotit Basha, performanca dhe sharmi i tij intelektual politik perëndimor janë mjfatueshëm për drejtimin e opozitës, të ndryshimit të konceptit të saj. Ne kemi patur një bashkëpunim të djeshëm, por duhet ta rimodelojmë këtë bashkëpunim mbi gjëra konkrete dhe mbi platforma konkrete bashkëpunuese. Gjykoj se është e bëshme dhe e pranueshme edhe nga PD kjo gjë. Bashkëpunimin z. Basha e ka kërkuar publikisht edhe me aleatët dhe publikisht edhe ne ia kemi ofruar.
Besoj se së shpejti ky bashkëpunim do të rritet dhe do të jetë koherent dhe sipas një rezultati që kërkohet si opozitë në tërësi”, thekson ai. Ndër të tjera, ai shton se “Pozicioni i Ballit Kombëtar Demokrat si një parti konservatore moderne europiane e ideuar dhe e ngritur mbi këtë ideologji tenton drejt ngritjes së një platforme që opozita të marrë përsipër objektivat që na takojnë, që do të thotë platforma konservatore moderne europiane që do të propozojë së shpejti Balli Kombëtar Demokrat, të jetë promotor i përmbajtjes së njërës nga pjesët kryesore të opozitës shqiptare. Ne të marrim përgjegjësitë që na takojnë pse jo të jemi edhe pjesë kryesore e baraz-opozitës. Së dyti mendoj se bashkëpunimi i kësaj filozofie dhe filozofisë liberale demokratike gjykoj se do të jetë një produkt opozitar potent që kërkojnë shqiptarët, alterantivë përballë mazhorancës dhe problemeve të ditës”, tha Roshi.
Shkrimi u publikua sot (27.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com