Gjatë kohës kur opozita shqiptare protestoi para kryeministrisë dhe Parlamentit, aleati i Bashës, Agron Duka i partisë Agragre Ambientaliste, nuk ishte krah liderëve politikë. Duka ndodhej në një drekë miqësore, me Lefter Kokën, deputetin e LSI-së që nuk hoqi dorë nga mandati i deputetit. Po ashtu, në një tryezë dreke me ta ka qenë edhe deputeti socialist Roland Xhelilaj.

Report Tv mëson se tre politikanët kanë qenë të ftuar në 65-vjetorin e ish-futbollistit të njohur Shyqyri Ballgjini, në një restorant në qytetin bregdetar të Durrësit.