Aleati i Bashës tërhiqet nga
kandidimi: S'pranoj i 4 në Dibë

Aleati i Bashës tërhiqet nga<br />kandidimi: S'pranoj i 4 në Dibë
Dorëheqje nga listat e kandidatëve ka bërë edhe një prej aleatëve të Lulzim Basha. 

Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit, Sulejman Gjana, është tëhequr sot nga lista e PD në qarkun e Dibrës.

Ka qenë vetë Gjana i cili ka komunikuar vendimin, duke deklaruar se nuk pranon renditjen i katërti, nga gjashtë kandidatë, në listën e këtij qarku. 

Gjana: PD s'e do PLL në Kuvend
Ai s'kursen as kritikat në adresë të PD-së dhe kryetarit të saj, Basha, kur thotë se nuk duan përfshirjen e PLL-së në Kuvendin e ardhshëm. 

"Për më tepër, renditja e kryetarit të PLL në pozicionin e katërt të listës së PD në Qarkun e Dibres, jo vetem që ështe e padenjë dhe fyese për mua personalisht dhe PLL, por është edhe një tregues i qartë se PD nuk e dëshiron prezencën e PLL në Parlament as zërin e shtresave që ne përfaqësojmë, dhe si rrjedhojë as edhe bashkëpunimin me ne".

Deklarata e plotë e Gjanës

"Të dashur miq,

Ju njoftoj se dje në mëngjes lajmërova Kryetarin e Partisë Demokratike z. Lulzim Basha se, nuk e pranoj renditjen e emërit tim në vendin e katërt të listës së PD në Qarkun e Dibres.

Këtë vendim e mora pasi të shtunën zhvilluam një mbledhje të kryesisë të PLL, pas shumë konsultimesh me miq e dashamirës të mi dhe të Legalitetit, por edhe pas një reflektimi të thellë mbi realitetin e ri që krijoi marrëveshja Basha-Rama dhe perspektiva e maxhorancës dhe opozitës së ardhshme.

Fakti që unë kam bindjen se pluralizmi politik në Shqipëri është në rrezik dhe se vlerat dhe kauzat e përqafuara dhe mishëruara prej dekadash nga PLL nuk mund të jenë objekt pazaresh meskine e të cilat nuk lejoj që të nëpërkëmben prej askujt, më përforcojnë qëndrimin tim se as Legaliteti dhe as unë nuk mund të shërbejmë si garniturë apo fasadë.

Për më tepër, renditja e kryetarit të PLL në pozicionin e katërt të listës së PD në Qarkun e Dibres, jo vetem që ështe e padenjë dhe fyese për mua personalisht dhe PLL, por është edhe një tregues i qartë se PD nuk e dëshiron prezencën e PLL në Parlament as zërin e shtresave që ne përfaqësojmë, dhe si rrjedhojë as edhe bashkëpunimin me ne.

Besoj se legalistët dhe simpatizantët e PLL do të kuptojnë siç duhet thelbin e vendimit tim që, në vazhdim, do të sqarohet më gjerësisht nga unë por edhe me një deklaratë politike të PLL"
.
sulejman gjana
(Deklarata e Sulejman Gjanës në rrjetet sociale)

Drejt largimi edhe Ballistët, i kërkojnë Alimadhit të tërhiqet
Dega e Partisë Balli Kombëtar Vlorë, i ka bërë thirrje kryetarit të kësaj partie, Adriatik Alimadhi të terhiqet nga gara për deputet.

Adriatik Alimadhi është aleat i Bashës dhe ky i fundit e futi i gjashti në listën e kandidateve për deputetë në qarkun e Vlorës.

Anëtarët e kësaj partie në Vlorë shprehen se renditja i gjashti në listë nga Basha e Adriatik Alimadhi nuk është korrekte.

Më tej, ata shprehen se jemi të pavlerësuar nga Basha dhe nuk lejojmë askënd të na marrë nepërkëmbë dinjitetin tonë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari