Duka kundër Bashës: S' ka vullnet për të ndryshuar sistemin! E ka mbyllur paktin me PS-në! Murrizi: Kemi vota për ta bllokuar 'Zgjedhoren', por humbasim ne

Duka kundër Bashës: S' ka vullnet për të ndryshuar sistemin! E ka mbyllur paktin me PS-në! Murrizi: Kemi vota për ta bllokuar 'Zgjedhoren', por humbasim ne

Të ftuarit në emisionin 'Repolitix' për Reformën Zgjedhore

TIRANË- Aleati i PD-së, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka ka dalë hapur kundër liderit të opozitës, Lulzim Basha, duke thënë se nuk ka vullnet për të ndryshuar sistemin, pavarësisht presionit që ka nga aleatët apo shoqëria civile. Në emisionin "Repolitix" në Report Tv, Duka tha se PS-PD e kanë mbyllur marrëveshjen me kohë, madje së bashku me LSI-në për të mos ndryshuar sistemin. Sipas tij, Reforma Zgjedhore do të jetë thjeshtë një arnim, dhe jo një reformë rrënjësore. Për këtë, shprehet se nuk do ishte kundër nëse kjo reformë nuk do të mbyllej në 31 maj siç është përcaktuar, por mjafton që të jetë një reformë totale.

"Nuk do kishte gjë të keqe nëse do shtyhej afati pas 31 majit, po sipas mendimit tim, mund të mos jem në të njëjtën linjë me PD, reforma do ishte e plotë nëse do ishte me kirurgji, që të bëhej e plotë me sistemin. Duke qenë se i kanë shkelur syrin njëri tjetrin, që mbrojnë sistemin, PD thotë që është i hapur për ndërrim sistemi, por duan që fillimisht të rregullojnë Kodin Zgjedhor. Duket sikur po arnojmë, por që të bëhet realisht ashtu siç duhet për shqiptarët, do ishte shumë mirë që të dëgjoheshin zërat e qytetarëve që të kalonte në sistemin ku qytetarët të zgjidhnin atë që donin.

Basha ka thënë shpesh herë, ndoshta dhe nga presioni i aleatëve, ka thënë se është i hapur për çdo lloj sistemi, por duket që nuk ka asnjë vullnet nga dy partitë e mëdha, dhe nga LSI, por s'më ndalon njeri që të them mendimin tim, kjo mund të jetë një kosto për mua. Nuk jemi në të njëjtën linjë me Bashën. Asnjëherë Basha nuk na ka kundërshtuar në mënyrë kategorike, por duket se ka një dakordësi mes tyre, do i rregullojnë disa gjëra që këtyre u duket se ndikojnë në zgjedhje, por thonë se me sistemin s'do merremi se s'kemi kohë, Kjo më duket gjëja më e flliqtë për shqiptarët. Kanë kaluar 2 mandate, dhe prapë s'kanë gjetur. Nuk e ndryshojnë se duan të ruajnë monopolin e kandidatëve, E kanë mbyllur këtë punë pavarësisht propozimit të ambasadës Amerikane, u mbyllen dyert të rinjve në politikë", u shpreh Duka.

Në përgjigje të Dukës, kreu i grupit parlamentar demokrat, Myslim Murrizi tha se opozita e re i ka votat për ta bllokuar votimin e kësaj reforme në Kuvend, por sërish PD-PS dalin të fituar. "I kemi votat, po kam problem se këta këtë kanë qejf, që ne ta bllokojmë dhe të rri kështu siç është. Nuk duan të kalojnë asgjë këta. Në të gjitha mënyrat shqiptarët janë  të humbur", tha Murrizi.

Këto deklarata vijnë pas mbledhjes së tryezës së Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore, ku u ra dakord për tre çështje. Në mbledhjen e sotme u dakordësua për financimin e partive duke ulur financimin nga privati dhe rritur atë të shtetit, përfaqësimi gjinor ku 1 në 3 emrat në listë të jetë grua si dhe ndryshimi i periudhës zgjedhore.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:20
Koçi: PS s'është kundër ndryshimit të sistemit, PD-ja po! Kemi presidentin 'çun problematik'

Zv. ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi është shprehur se PS-ja nuk është kundër ndryshimit të sistemit, por  sipas tij PD-ja ka këtë qëllim.

"Ne kemi presidentin që është një çun problematik. PS nuk ka vënë postobllok përsa i takon çështjes së reformës që prek dhe sistemin. Institucioni që merret me reformën nuk e ka mandat. Kjo është çështje kushtetuese. Rama pasi u zgjodh ky çuni problematik tha se do jetë një president që do pëlqehet nga PD. Këtë çështje mund ta motorizonte vetëm opozita. PD nuk ka interes të preki sistemin. Baza e gjithë kësaj iniciative për të ecur deri më 31 maj janë rekomandimet e OSBE- ODIHR-it", tha Koçi.

Ora 21:56
Murrizi: I kemi votat ta bllokojmë Reformën Zgjedhore në Kuvend, por fitojnë sërish PD-PS

Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Myslim Mrrizi i ftuar në "Repolitix" në Report Tv ka deklaruar se opozita e re i ka votat për të ndaluar votimin në parlament të Reformës Zgjedhore, por sipas tij kjo gjë do të nxirrte sërish fitimtar PD-PS.

"I kemi votat, po kam problem se këta këtë kanë qejf, që ne ta bllokojmë dhe të rri kështu siç është . Nuk duan të kalojnë asgjë këta. Në të gjitha mënyrat shqiptarët janë  të humbur. Po të bësh sot referendum 80% e shqiptarëve duan ndryshimin e sistemit. Si mund të mbajnë peng ndryshimin e sistemit, do iu duket lule 26 maji i 1996, trëndeline. Basha nuk ka sjellë asnjë copë letër që kërkon ndryshimin e sistemit", tha Murrizi.

Ora 21:36
Aleati i PD-së kundër Bashës: Nuk ka vullnet për të ndryshuar sistemin! E ka mbyllur marrëveshjen me PS-në

Aleati i PD-së, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka ka dalë hapur kundër liderit të opozitës, Lulzim Basha, duke thënë se nuk ka vullnet për të ndryshuar sistemin.

"Nuk do kishte gjë të keqe nëse do shtyhej afati pas 31 majit, po sipas mendimit tim, mund të mos jem në të njëjtën linjë me PD, reforma do ishte e plotë nëse do ishte me kirurgji, që të bëhej e plotë me sistemin. Duke qenë se i kanë shkelur syrin njëri tjetrin, që mbrojnë sistemin, PD thotë që është i hapur për ndërrim sistemi, por duan që fillimisht të rregullojnë Kodin Zgjedhor. Duket sikur po arnojmë, por që të bëhet realisht ashtu siç duhet për shqiptarët, do ishte shumë mirë që të dëgjoheshin zërat e qytetarëve që të kalonte në sistemin ku qytetarët të zgjidhnin atë që donin.

Basha ka thënë shpesh herë, ndoshta dhe nga presioni i aleatëve, ka thënë se është i hapur për çdo lloj sistemi, por duket që nuk ka asnjë vullnet nga dy partitë e mëdha, dhe nga LSI, por s'më ndalon njeri që të them mendimin tim, kjo mund të jetë një kosto për mua. Nuk jemi në të njëjtën linjë me Bashën. Asnjëherë Basha nuk na ka kundërshtuar në mënyrë kategorike, por duket se ka një dakordësi mes tyre, do i rregullojnë disa gjëra që këtyre u duket se ndikojnë në zgjedhje, por thonë se me sistemin s'do merremi se s'kemi kohë, Kjo më duket gjëja më e flliqtë për shqiptarët. Kanë kaluar 2 mandate, dhe prapë s'kanë gjetur. Nuk e ndryshojnë se duan të ruajnë monopolin e kandidatëve, E kanë mbyllur këtë punë pavarësisht propozimit të ambasadës Amerikane, u mbyllen dyert të rinjve në politikë", u shpreh Duka.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Meri: 27/05/2020 16:14

    Mendoj se Z.Duka ka te drejte. Gjeja e pare qe grupi negociator duhet te diskutoje dhe ndryshoje eshte sistemi i tanishem zgjedhor, nga proporcional ne mazhoritar me korrektim proporcional, si sistemi danez, duke ndryshuar vetem faktin qe fleta e votimit te mos plotesohet me laps, por me stilolaps. Te miratohen koalicionet para ose pas zgjedhore, te miratohet ligji mbi referendumet. Administrata zgjedhore td jete jopolitike, cdo qender numerimi votash te jete e pajisur me kamera te lidhura me KQZ qendrore dhe vdndore dhe pas plotesimit dhe firmoset se cdo procesverbali votimi, ato te fotografohem menjehere dhe tu dergohen me whats app dhe email atyre, KQZ, qendrore dhe vendore, pastaj te dorezohen ne KQZ vendore. Besoj se keto ndryshime do ti japin nje frymemarrjd te domosdoshme jetes politike dhe sociale kaq te domosdoshme ne Shqiperi. Le te shpresojme qe kjo do te ndodhe sa me shpejt .

    Përgjigju
  • goni: 27/05/2020 15:04

    bllokojeni pra o murriz mow u shisni per lek dhe kerkoni referendum ne popull per ndryshim sistemi se na moren qaf duke zgjedh ke deputet duan kryetaret... te zgjedhin njerzit njerzit qe duan me lista te hapura si gjith bota dhe jo si ne boten e tret sic esht ne shqiperi ... me mir bllokojeni sepse do ken presion nga nderkombtarwt per ndryshim sistemi zgjedhor pastaj .....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rama njoftoi se do e mbyllë, personazhet shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion

Rama njoftoi se do e mbyllë, personazhet shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion