Konsensus për 3 pika! Hajdari: Duam ligj për referendumet, PS-PD dyfishuan financimet nga shteti, Basha të mos shkojë në krahët e Ramës

Rritja e financimit të partive politike nga shteti, përfaqësimi i gruas me 30 % në listat e zgjedhësve dhe ndryshimi i periudhës zgjedhore janë tre pikat të cilat palët politike në Këshilli Politik të Reformës Zgjedhore u dakordësuan. Pas tre orë diskutimesh, Damian Gjiknuri, Oerd Bylykbashi, Petrit Vasili dhe Rudina Hajdari thanë për mediat se ka pasur dakordësim me këto çështje.

Ndryshimi i periudhës zgjedhore ku tashmë do të mbahen në periudhën 15 Prill-15 Maj dhe 15 Tetor - 15 Nëntor në mënyrë që të mos ndikojë në sezonin turistik gjeti dakordësinë e palëve, edhe pse Rudina Hajdari u shpreh se kishte rezervat e veta pasi kjo i heq të drejtën e votës diasporës. Një tjetër pikët e dakordësuar mes palëve ishte edhe përfaqësimi gjinor me 30 % gra, ku 1 në 3 emrat në listë të jetë grua.

Në lidhje me financimin e partive zgjedhore të gjitha palët kanë rënë dakord të rrisin financimin nga shteti dhe të ketë një ulje drastike nga financimi nga privati. Në lidhje me këtë pikë që mbetet ende e paqartë se si do të jetë raporti i financimit, vetë Rudina Hajdari që tha se PD-PS ranë dakord që të dyfishojnë financimin nga buxheti i shtetit duke marrë para nga taksapaguesit shqiptarë.

Takimi i radhës do të mbahet më 28 maj, ku pritet të diskutohet disa nga çështje më të nxehta si krimet zgjedhore, amnistia e personave që denoncon këto krime zgjedhore etj. 31 maji për mbylljen e Reformës Zgjedhore duket se nuk do të jetë e mundur, ku Gjiknuri u shpreh se reforma mund të zgjasë dhe me disa ditë më shumë.

Gjithashtu Hajdari tha se ka propozuar ligjin për referendumet për të diskutuar dhe se i bëri thirrje Lulzim Bashës të mos shkojë në krahët e Edi Ramës, por të pranojë ligjin për referendumet dhe ndryshimin e sistemit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:43
Rudina Hajdari: Propozova ligjin për referendumet, Basha mos shkojë në krahët e Ramës, por ta pranojë

Rudina Hajdari u shpreh se në tryezën e këshillit politik të reformës zgjedhore propozoi ligjin për referendumet, që do të diskutohet javën tjetër. Deputetja i bëri thirrje Lulzim Bashës që të pranojë ligjin për referendumet dhe ndryshimin e sistemit dhe të mos shkojë në krahët e Edi Ramës.

"Përveç propozimit të kahershëm, që opozita ka shtruar për ndryshimin e sistemit, që qytetari të votojë atë kandidat që do, ne sot bëmë një hap akoma më të rëndësishëm, propozuam ligjin për referendumet, që qytetari të kishte fuqi më të madhe vendimmarrje, por të ishte ai kishte sot nuk d të kishim shkatërrimin e teatrit. Do të diskutohet në javën që vjen. I bëj thirrje Bashës që të mbështesë ligjin për referendumet dhe ndryshimin e sistemit, pasi aspirojnë për një Shqipëri demokratike.

Basha nuk duhet të rikthehet më në krahët e Ramës, ose të mbështesë këto dy propozime, një Shqipëri që i duhet vendit, atëherë të zgjedhë këtë propozim, pasi jo vetëm që mbështetet nga aktivistë dhe cdo demokrat, të ecim përpara dhe të mos kthehemi pas, Basha sa herë ka vështirësi shkon në krahët e Ramës. Këtë herë mos e bëni më, nuk është koha më për pazare".

Ora 14:43
Fasha e re e zgjedhjeve, Hajdari: Po i mbyllet dera diasporës, PS-PD po dyfishojnë buxhetin nga shteti

Rudina Hajdari shprehu rezerva për fashën e re të zgjedhjeve që palët arritën dakordësi, pasi sipas saj, kështu i mbyllet dera diasporës, që rikthehet në atdhe në muajt e verës.

"Cfarë ndodhi sot ishte një dakordësi për disa cështje fare pa rëndësi, një fashë zgjedhore të re dhe kishim protagonistët e anëtarit të këshillit, që tregojnë tiparet atmosferike, duhet më mirë koha pa temperaturë apo...nëse ne ndryshojmë fashat orare, i mbyllim derën diasporës, këta nuk i japin të drejtë për të votuar, por i heqin edhe fashën. I mbyllim dy herë derën diasporës. Unë shpreha rezervat e mia".

Ndërkohë që zbuloi se palët arritën dakordësinë se PS dhe PD ranë dakord që të dyfishojnë financimin nga buxheti i shtetit. "Sa i përket financimit të partive, kanë rënë dakord PS-PD, që buxheti nga shteti të dyfishohet, këto lekë vijnë nga taksapaguesit shqiptarë. Pse e duan këtë? Prandaj ti rrimë larg këtyre ideve dhe pazareve dhe interesave të ngushta, ose të japim ndryshimit të sistemit, ose shqiptarët të zgjedhin me referendum nëse e duan ndryshimin e sistemit" tha ajo.

Ora 14:36
Palët politike dakord për kuotat gjinore, Vasili: Krijohet garë e hapur, i jepet akses gruas shqiptare

Një nga pikat për të cilën palët politike kanë rënë dakord në tryezën e reformës zgjedhore është edhe kuota gjinore. Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili tha se kjo eviton historitë e të shkuarës dhe krijon një garë të hapur duke i dhënë akses edhe gruas shqiptare.

"Një nga tre argumentet që u përmbyll në princip sot ishte edhe kuota gjinore. Bashkëndamë një kompromis që kuota gjinore të respektohet me principin 1 në 3. Të aplikohet edhe në zgjedhjet lokale, që ka qenë 50% po ka qenë jo efikase. Kemi kërkuar që kjo kuotë gjinore të jetë reale, për të evituar edhe historitë e të shkuarës. Pra për të hedhur një hap në rrugën e duhur, dhe jo ajo që do ta quanim demagogjia e radhës.  Besoj se ekspertët do të sjellin një model të shpejtë dhe të pranueshëm dhe besoj që kjo çështje të mbyllet dhe do të hidhet një hap i rëndësishëm dhe krijon një garë të hapur dhe një akses të femrës shqiptare", u shpreh Vasili pas përfundimit të tryezës.  

 

Ora 14:35
Reforma Zgjedhore, Bylykbashi: Dakordësim për tre pika, por ka dy probleme që duhet të zgjidhim

Përfaqësuesi i PD-së Oerd Bylykbashi u shpreh se palët më në fund kanë arritur dakordësinë për tre cështje të rëndësishme për reformën zgjedhore.

"Sot patëm mbledhjen e radhës, pas asaj ndërprerje brutale që shkaktuan veprimet e Ramës për të nxjerrë nga binarët procesin. Diskutuam periudhën zgjedhore, kuotën dhe financimet. U arrit dakordësia që periudha zgjedhore të jenë, 15 prill- 15 maj dhe 15 tetor-15 nëntor e dyta, që do i mundojnë presidentit datën e zgjedhjeve pa kufizime në këto periudha.

U jepet mundësia zgjedhësve që të marrin pjesë në numër më të lartë, duke gjykuar se shumë largohen për periudha sezonale, por i largohemi edhe periudhave të nxehta dhe të ftohta. Arritëm në dakordësi për shumë elementë për financimin e partive, ekspertët do të gjejnë zgjidhjen përfundimtare me një formulë mikse. Synimi ynë ka qenë reduktimi i financimit privat që të pastrohet politika nga ndikime të paligjshme që vijnë dhe penetrojnë në fushatë. Pati debat për cështje të ndryshme, por jemi në rrugën e përmbylljes paketave" tha ai.

Por cështjet më të nxehta janë ato që pritet të diskutohen në ditët në vijim, pasi Bylykbashi tha se ka dy probleme të mëdha që duhet të zgjidhen, votimi i lirë e sekret dhe numërimi.

"Problematikat kryesore të procesin zgjedhor nuk janë këto, ajo që duhet të garantojmë është mbrojtja e shqiptarit që ta hedhë votën i lirë dhe sekret.  Liria dhe sekreti i votës cenohet, OSBE ka bërë rekomandim për marrjen e masave. Kemi në diskutim janë masa që rregullojnë rolin e organeve, policisë, prokurorisë dhe SPAK-ut për krimin zgjedhor. Masat për sekretin e votës, garantimin që kutia nuk mbushet, jo votim familjar, apo nga emigrantë që nuk kanë qenë në vend. Këto janë problemi real, që vota është e vërtetë dhe  numërohet pa manipulim. Të tjerat janë rreth këtij boshti. Ne do të kërkojmë konsensus pa hequr dorë nga garantimi i standardit. Ne do të bëjmë përpjekjet që brenda 31 majit të arrijmë konsensusin" tha ai.

Ora 14:34
Gjiknuri: U dakordësuam për  të tre pikat! Mbledhja e ardhshme 28 maj, reforma mund të zgjasë dhe përtej 31 majit

Përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri tha se në takim kishte progres dhe se palët u dakordësuan për të treja pikat financimi i partive, kuota gjinore dhe periudha zgjedhore. Gjiknuri tha se u dakordësua për financimin e partive duke ulur financimin nga privati dhe rritur atë të shtetit, por ende nuk është vendosur raporti mes tyre. Gjithashtu dhe përfaqësimi gjinor ku 1 në 3 emrat në listë të jetë grua si dhe ndryshimi i periudhës zgjedhore, për të cilën Gjiknuri tha se ishte një kërkesë e kahershme e palëve politike. Ai tha se takimi i ardhshëm do të jetë më 28 maj, ndërsa për mbylljen e reformës zgjedhore më 31 maj, ai tha se mund të shtyhet me disa ditë, por e rëndësishme është që puna të vijojë intensivisht.

"Pati debate por dhe marrëveshje konsensuale në lidhje me një grup çështjesh.  U pranua që periudha zgjehdore të zvogëlohet dhe shkurtohet në 15 Prill-15 Maj dhe 15 Tetor - 15 Nëntor.  Kjo reflektoi dhe një kërkesë të kahershme të gjithë që të mos krijonim probleme për sezonin turistik. Nga ana tjetër ramë dakord për parimin e kuotës gjinore,  që 1 në 3 meta të jetë një grua por ende nuk kemi gjetur një model përfundimtar. Ramë dakord që të kemi financim miks nga qeveria dhe privati, por duket ulur në mënyrë drastike ato të privatit. Jemi ende në diskutime në lidhje me raportin që duhet të zënë. Është rënë dakord që të rritet pesha e financimit politik.  Ramë dakord që mbledhja e ardhshme do të zhvillohet të enjten dhe se në të do të trajtohet krimi zgjedhor dhe shumë të tjera. Jam i kënaqur me progresin. Duhet të punojmë me intensitet të plotë dhe mund të kemi një shtyrje me pak ditë pas 31 majit, por kjo nuk ka rëndësi. E rëndësishme është  të punojmë intensivisht dhe të shpresojmë të kemi një kompromis të mundshëm", tha Gjiknuri.

Ora 12:10
Këshilli politik pro opozitës: Jo zgjedhje në verë, periudha zgjedhore në 15 Prill-15 Maj dhe 15 Tetor-15 Nëntor (VIDEO)

Sipas burimeve për Report TV, Këshilli Politik pranon propozimin e opozitës për ndryshim të periudhës zgjedhore me një muaj nga 3, që është e përcaktuar në ligj dhe zhvendosje të saj në pranverë ose vjeshtë, në mënyrë që të mos ndikohet sezoni turistik. Zgjedhjet do të mbahen në periudhat nga 15 Prill-15 Maj dhe  nga 15 Tetor - 15 Nëntor. Opozita paraqiti në tryezë ndryshimin e periudhave, në mënyrë që zgjedhjet të mos zhvillohen në periudha që ndikojnë në sezonin turistik, por t’u jepet qytetarëve çdo mundësi për të ushtruar të drejtën e votës.

Neni 8 i Kodit  Zgjedhor përcakton se periudhën zgjedhore shkruhet se "Zgjedhjet e përgjithshme për Kuvendin apo për njësitë e qeverisjes vendore zhvillohen njëherësh në të gjithë territorin e vendit brenda periudhës që shtrihet nga 15 marsi deri më 30 qershor ose nga 15 shtatori deri më 30 nëntor. Bëjnë përjashtim nga ky rregull rastet e parashikuara në pikat 3, 4, 5 dhe 6 të nenit 9 të këtij Kodi"

Ndërkohë që Këshilli Politik vendosi që kjo periudhë të ndryshojë duke përcaktuar periudhat 15 Prill-15 Maj dhe  nga 15 Tetor - 15 Nëntor. Ndryshe nga varianti aktual ku Presidenti detyrohet të caktojë datën në një nga 2 të dielat e fundit të periudhës, tani presidenti nuk ka kufizim. Ai mund të dekretojë zgjedhjet në secilën nga të dielat brenda periudhës së re të miratuar.

Dakordësia e krijuar sot në Këshillin Politik për ndryshim të periudhës zgjedhore, u tha më herët edhe nga Damian Gjiknuri në emisionin "5 pyetje nga Babaramo" në Report Tv ku tha se mazhoranca dhe opozita kanë gjetur dakordësi të shmangin muajt e nxehtë

"Për të ndryshuar kohën e zgjedhjeve, kemi mendura ta heqim muajt e nxehtë nga qershorin deri në shtatorin, sepse realisht klima po ngrohet dhe vëmendja është tek turizmi, dhe temperaturat janë të tilla që nuk lejojnë një fushatë të qetë. Keshtu qe koha e zgjedhjeve më e përshtatshme do të jetë ose pranvera, ose vjeshta" ka thënë Gjiknurin.

Ora 11:20
PD 3 propozime për Zgjedhoren: Ndryshim të periudhës zgjedhore në 1 muaj, jo zgjedhje në verë, të ulet financimi nga privati, 30 % gra në lista (VIDEO)

Opozita e Bashkuar ka shkuar me 3 propozime konkrete në tryezën e Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore në takimin e sotëm për financimin e partive, kuotës gjinore dhe  periudhën zgjedhore. Ajo kërkon uljen e financimit nga privati sa gjysma e financimit nga shteti, kërkon ndryshim të periudhës zgjedhore nga 3 muaj në 1 muaj, zhvendosje të zgjedhjeve në pranverë apo vjeshtë duke shmangur sezonin turistik si dhe rritje të përfaqësimit të femrave, ku thotë se duhet të zënë 30 % të listës.

Opozita kërkon që financimi i partive të bëhet me transparente duke propozuar që të ulet në minimum financimi i partive nga privati, konkretisht të jetë sa gjysma e financimit nga shteti.

"Opozita propozon një ligj që ul në minimum financimin privat të partive dhe eliminon korrupsionin. Ligji i propozuar nga opozita forcon rregullat e transparencës, verifikimit të financimit dhe sanksionet. Një ndër propozimet e opozitës është edhe përjashtimi i privatëve që financojnë  partitë politike nga tenderat, koncesionet dhe kontratat publike.  Në këtë mënyrë eliminohet mundësia e favorizimit të tyre të paligjshëm.  Opozita propozon që financimi nga privati të jetë sa gjysma e financimit nga shteti. Aktualisht, partitë lejohen të shpenzojnë sa 10 herë shuma e financimit publik. Psh. Kur ajo merr nga buxheti 30 milionë lekë, financimi privat do të jetë 15 milionë lekë dhe jo 300 milionë, siç është aktualisht. Ligji shton mekanizmat shtetërorë e kontrollit të shpenzimeve në fushatë, me qëllim eliminimin e përdorimit të parave të pista në zgjedhje. Propozimi është në përputhje me rekomandimet ndërkombëtare", shkruhet në propozimin e opozitës.

Kuota gjinore ka zënë një vend të rëndësishëm në propozimet e opozitës së bashkuar duke kërkuar që në lista 30 % të jenë gra dhe 1 ndër 3 emrat e parë të listës të jetë grua.

"Në mënyrë  që të zbatohet realisht përfaqësimi në lista të jo më pak se 30% gra dhe 1 ndër 3 emrat e parë të listës të jetë grua, opozita propozon që partitë apo koalicionet të kenë aq kandidatë sa numri i mandateve në qark. Asnjë kandidat më shumë të mos pranohet.  Aktualisht, lista e pakufizuar dhe vendosja e grave në fund të listës e bën joefektive kuotën 30%. Sanksioni për shkeljen e kuotës gjinore nuk është më gjoba, por refuzimi i regjistrimit të listës për qarkun përkatës", thuhet në propozimin e opozitës.

Në lidhje me periudhën zgjedhore opozita ka kërkuar ndryshim të periudhës zgjedhore nga 3 muaj në 1 muaj dhe të mos zhvillohen gjatë sezonit turiasitk por në muajt 15 Prill-15 Maj dhe 15 Tetor - 15 Nëntor. Kjo është thënë më parë edhe nga Damian Gjiknuri në emisionin "5 pyetje nga Babaramo" në Report Tv ku tha se mazhoranca dhe opozita kanë gjetur dakordësi të shmangin muajt e nxehtë.

"Opozita kërkon shkurtimin e periudhës zgjedhore në të dy sezonet e parashikuar aktualë. Nga 3 muaj kërkohet që të bëhet 1 muaj. Opozita propozon që zgjedhjet të mos zhvillohen në periudha që ndikojnë në sezonin turistik, por t’u jepet qytetarëve çdo mundësi për të ushtruar të drejtën e votës. Periudhat e zgjedhjeve të propozuara nga opozita janë 15 Prill-15 Maj dhe 15 Tetor - 15 Nëntor", shkruan opozita.

Ora 11:17
Nis takimi i Reformës Zgjedhore, palët mblidhen në Pallatin e Kongreseve (VIDEO)

Nis takimi i palëve politike në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore në Pallatin e Kongreseve.

Përfaqësuesit e partive politike Damian Gjiknuri i PS, Rudina Hajdari e opozitës parlamentare,  Petrit Vasili i LSI, Oerd Bylykbashi dhe Ivi Kaso nga PD janë mbledhur ku po diskutojnë për reformën zgjedhore, ku financimi i partive do të jetë pjesë e tij.

1590484786_Screenshot3.jpg

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlonjati: 26/05/2020 22:39

    Bravo Termet bravo vetem ti di te besh reforme dibre bravo

    Përgjigju
  • Ndryshimsistemi: 26/05/2020 18:34

    Lista te hapura ndryshe do te kemi guaker qe u binden verberisht kryetareve edhe per 30 vite te tjera.

    Përgjigju
  • redi: 26/05/2020 17:08

    Cdo marreveshje per Reformen zgjedhore eshte e mirepritur, por po nuk u ndryshua sistemi zgjedhor me lista te hapura dhe presidenti te zgjidhet direkt nga populli ,ne Shqiperi do jete i njehti avaz si ne 30 vjet ,duke k9ntestuar zgjedhjet dhe ne parlanent do shohim njerez qe nuk i voton as familja e vet ,por jane ushtar besnik te kryetareve.Shqiperia me keto pazare nuk mund te hyj ne BE ,dhe do vazhdoje e njejta situate duke lene politikanet ta perdorin vendin si cifligun e tyre.Sovrani kerkon deputetet e votuar prej tij.

    Përgjigju
  • Korca: 26/05/2020 16:18

    Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili 2 idiotet e partive, njerez pa vlera, vetem lepire b.... , injorante. E shkreta Shqiperi: Lindi nga Zoti, shpetoj nga Rastesia, po vdes nga Politika!!!!

    Përgjigju
  • titi: 26/05/2020 14:20

    po sndryshoi sistemi cdo gje eshte muhabet ne televizor

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër