
Aleati kryesor i ish-presidentit të SHBA-së Donald Trump thotë se agjentët e FBI-së i kanë sekuestruar telefonin, një ditë pasi bastisen shtëpinë e Trump-it në Florida.
Republikani i Pensilvanisë Scott Perry tha se agjentët e FBI-së ia morën celularin ndërsa po udhëtonte me familjen.
“Këtë mëngjes, ndërsa udhëtoja me familjen time, 3 agjentë të FBI-s më morën celularin. Ata nuk bënë asnjë përpjekje për të kontaktuar avokatin tim, i cili do të kishte marrë masa që ata të kishin telefonin tim nëse kjo ishte dëshira e tyre”, u shpreh Perry.
Perry nuk bëri aludime publike se çfarë kërkonte FBI-ja nga telefoni i tij, por ai ka qenë një figurë me interes për personat Kongresit që po hetojnë përpjekjet e Trump-it për të përmbysur zgjedhjet e vitit 2020, ku fitues doli presidenti aktual Joe Biden.
Lajmi kryesor:
SHBA/ Republikanët dënojnë kontrollin e pronës së ish-presidentit Trump nga FBI










