Aleatët e Bashës takim në Durrës, prezantojnë platformën për marrëveshje kushtetuese

Aletatë e kryedemokratit Lulzim Basha nga ‘Grupimi i Qendrës së Djathtë’ janë ndalur në qytetin e Durrësit ku kanë zhvilluar një bashkëbisedim mbi situatën në vend me strukturat dhe simpatizantët e partive që drejtojnë.

Krerët e partive opozitare, me qëndrimin e unifikuar për zgjedhje të lira dhe të ndershme, kanë sqaruar arsyet pse kanë ndërmarrë këtë nismë dhe gjithashtu, kanë njohur mbështetësit e tyre me ‘Platformën për marrëveshje kushtetuese’ me 12 pika të cilën e shohin si një pikënisje për zgjidhjen e krizës politike dhe institucionale që ka kapur vendin. 

Në union ata i kanë kërkuar një ditë më parë presidentit Meta që të thërrasë një tryezë politike me përfaqësues të opozitës dhe mazhorancës, për zgjidhjen e ngërçit politik.

Në përfundim të takimit i bërë thirrje qytetarëve të angazhohen në moslejimin e zgjedhjeve farsë si dhe t’i bashkohen protestës së opozitës në datën 11 maj.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Protesta për VAR-in, pezullohet ndeshja në Norvegji

Protesta për VAR-in, pezullohet ndeshja në Norvegji