Opozita e Bashkuar pranon hapjen e listave 100% në zgjedhjet parlamentare, por duke kushtëzuar që ndryshimet kushtetuese të mos futet heqja e koalicioneve parazgjedhore.

Në zgjedhjet e ardhshme duket se shqiptarët do të votojnë me lista të hapura. Pas dakordësisë së arritur mes PS dhe opozitës parlamentare për hapjen e listave, dhe opozita e bashkuar, edhe pse kundërshtoi fillimisht, doli pro saj.

Në një deklaratë për mediat, pas mbledhjes së zhvilloi me aleatët në selinë blu, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se opozita e bashkuar është dakord të mbështesin hapjen e listave 100% por pa prekur koalicionet.

Basha tha se Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili do të parashtrojnë këtë propozim gjatë mbledhjes së këshillit politik pasditen e sotme.

"Së pari dua të shpreh qëndrimin e opozitës e bashkuar se '5 qershori' që u votua ditën e djeshme është një bazë për garantimin e zgjedhjeve, nuk është ajo që dëshironim në por është një marrëveshje e arritur edhe me ndihmën e ndërkombëtarëve. Përshëndes qëndrimet e tyre që bëjë të qartë se konsensusi është rruga për të ecur përpara. Tryeza e Këshillit politik është vendi i vetëm ku duhet të diskutohet për një numër çështjesh. PS dhe kryetari i saj kanë ndryshuar qëndrim disa herë dhe mendojnë se po ju shesin shqiptarëve dashurinë për listat e hapura , them se sot kemi mandatuar përfaqësuesit tanë në grupin e punës të përfaqësuesit politik Bylykbashin dhe Vasilin. Opozita e Bashkuar do të mbështesë hapjen 100% të listave me kushtin që as koalicionet të mos ndryshojnë dhe të jenë siç janë sot. Ky propozim do të paraqitet sot në tryezën e këshillit politik. Në 34 deputetë i bie që 11 t'i zgjidhi partia, kurse 1- 2 të zgjedhë qytetari. Imagjinoni qarqe të tjera si Kukësi, Dibra, Berati, Gjirokatra, ku, realisht, qytetarët nuk do të kenë mundësi të zgjedhin fare, sepse në ndarjen më optimiste, 1/3-ën e zgjedh partia, që do të thotë që qytetarët nuk do të kenë mundësi të zgjedhin fare. Pra, do të kemi qytetarë që arrijnë të votojnë për një deputet në mënyrë preferenciale dhe do të kemi qytetarë që nuk votojnë dot për deputetin në mënyrë preferenciale.Vendimi i gatuar nga Edi Rama për prishjen e koalicionit përbën një kërcënim real. Me propozimin sot opozita tregon seriozitetin dhe përgjegjësinë ndaj qytetarëve shqiptarë  pa asnjë të fshehur. Për hir të konsensusit po e hedhim këtë hap me kushtin që koalicionet të mbeten siç janë në ligj", tha Basha.

Ky qëndrim i opozitës së bashkua hedh një hap përpara drejt konsensusit të plotë të palëve politike për listat e hapura.

PS dhe pozita parlamentare kanë rëndë dakord që hapja e listave të bëhet me 2/3 e saj dhe 1/3 të ishte e mbyllur duke u zgjedhur nga partia me qëllim që të ruhej kuota gjinore. Rrjedhimisht listat e hapura ndalojnë koalicionet parazgjedhore me sistemin aktual, gjë që është kundërshtuar fort nga opozita jashtëparlamentare. Por sot Basha propozoi që listat të hapen 100 % dhe çdo deputet të zgjidhet nga popullit, por duke vënë kushtin që koalicionet parazgjedhore të mos preken. Hapja 100% e listave mbështetet edhe nga deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari, e cila i ka bërë shpesh thirrje Bashës që ta mbështesë këtë nisëm. Listat e hapura janë vendosur mes PS dhe opozitës parlamentare që të miratohen në seancën e 30 korrikut.

Por si do të zgjidhjet kjo gjë teknikisht? Për këtë duket se palët do të diskutojnë në mbledhjen e  sotme të Këshillit Politik , për të sqaruar mes tyre dhe me ekspertët se si do të realizohet kjo gjë me sistemin aktual zgjedhor që ka vendi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:21
Murrizi: Pranoni propozimin e opozitës për lista 100% të hapura, të shohim sa u vlen lëkura

Deputeti Myslim Murrizi ka ftuar Gjiknurin që të pranojë propozimin e opozitës jashtëparlamentare për hapjen e 100% të listave. Ai thekson se vetëm në këtë mënyrë do të kenë mundësi për të qenë të barabartë para qytetarëve.

"Kur i shoh që bëjnë sikur zihen se kush do t'i hapi më shumë........ listat, më vjen për të q.....eshur me të madhe, jo më pak se dy të tretat, do të thotë 100% për ato parti që nuk kanë spurdhjakë për të fshehur dhe nuk kanë frikë nga vota e shqiptarëve. Listat e hapura që i hapin rrugën demokracisë të martë peng nga 3 kryetarë dhe disa enukë. Po tani si mund të vijnë në parlament themeluesit e 5 qershorit?????? Vota e qytetarëve ka vlerë më shumë se çdo mender këshille politike teknik dhe hibrid.  Më vjen keq për disa spurdhjakë partish që paguajnë nga 3 shishe birrë për tu propozuar nga baza. Ftoj Gjiknurin të pranojë “propozimin e Bardhit dhe Bylykbashit” për 100% listat e hapura, vetëm kështu do kemi mundësi për të qenë të barabartë para qytetarëve, pastaj secili të shikojë sa i vlen lëkura. Për ju “ baballarë” të kombit është e vetmja mundësi që të na “ poshtëroni” me emrin e “ madh” që keni, ju ftoj të garojmë para shqiptarëve, kush belbëzon se ka hallin tonë në fakt ka vetëm hallin e tij", ka shkruar Murrizi.

Ora 21:36
Lista 100% të hapura, Meta: Akt i përgjegjshëm e historik, palët politike të punojnë për të gjetur format më të mira

Presidenti i vendit, Ilir Meta gjatë një organizimi në sheshin "Skënderbej", vebdimin e Bashës e ka komentuar një akt të përgjegjshëm dhe historik. Kurse refuzimin nga kryeministri Rama të hapjes së listave 100% dhe të mos prekjes së koalicioneve ai e konsideroi një fake neës. Meta theksoi se të gjitha palët duhet të punojnë bashkë me ekspertët e OSBE ODHIR e të BE-së për të gjetur format e mënyrat më të mira të funksionimit të listave 100% të hapura në mënyrë që të kthehet parlamentarizmi në vend.

"Në radhë të parë dua të falënderoj 'Maraton Albania' për këtë nismë të shkëlqyer që zhvilloi një maratonë dy ditore që kalo në rrugën e arbrit mes maleve që u ka kënduar me aq pasion dhe dashuri Aziz Nderu, Qerim Sula  e shumë e shumë personalitete të kulturës dibrane dhe shqiptare. Në këtë kohë pandemie duke respektuar distancimi fizik jep një mesazh. Nuk e besoj që të jetë refuzuar një propozim i tillë që ka bërë zoti Basha. Nuk mendoj që është një informacion i vërtet por një fake neës. Përshëndes këtë akt  të përgjegjshëm dhe historik të kryetarit  të PD për të dhënë dakordësinë e tij për hapjen e 100% të listave, në mënyrë që deputetë të ardhshëm të jenë pronë e qytetarëve dhe jo zara të kryetarëve të partisë që ngrenë kartonat duke dhunuar kushtetutën. Nxis palët që sa më shpejt të punojnë deri më 30 korrik, 31 korrik, 1 gusht që bashkë me ekspertët e OSBE ODHIR, të BE-së  për të gjetur format e mënyrat më të mira të funksionimit të listave 100% të hapura në mënyrë që të kthehet parlamentarizmi në vend", tha Meta.

Ora 19:56
'Ramës i ra maska', Bardhi: Prano listat e hapura 100 % dhe tërhiq ndryshimet për ndalimin e koalicioneve

Kryeministri Edi Rama tha se detajet se si dhe sa do të hapen listat do të diskutohen pas 30 korrikut pasi këto rregullime do të bëhen në Kodin Zgjedhor, por për sekretarin e Përgjithshëm të PS, Gazment Bardhi kjo është një rënie e maskës së Ramës që nuk do listat e hapura por të ndalojë koalicionin opozitar.

"Edi Ramës i ra maska! Prano hapjen 100 % të listave dhe tërhiq amendamentin e njëanshëm të tmerrit tënd nga koalicioni opozitar. Frika e ER nga zgjedhjet nuk mund të mbajë peng Shqipërinë", shkruan Bardhi.

Ora 19:41
Basha do lista 100 % të hapura, Rama: Gjysmë hapi pozitiv, detajet i diskutojmë pas votimit

Edi Rama e cilësoi si gjysëm hapi pozitiv vendimin e Bashës për dakordësinë për hapjen e listave, por debateve nëse do të hapen 2/3 sikur kërkon PS-ja apo 100% sikur kërkon PD, kjo do të vendoset pas 30 korrikut në ndërhyrjet që do të bëhen në Kodin Zgjedhor, ndërsa brenda këtij sesioni do të miratohen ndryshimet në kushtetutë për formulën e re të koalicioneve, pika kyçe ku ndahen palët.

"Pozitiv gjysëm hapi i LBPD për hapjen e listave, që është thelbi i risive kushtetuese! Si e sa do hapen nga jo më pak se 75% në 100% kjo i takon diskutimeve pas 30 korrikut! Deri në 30 korrik ka rëndësi hapja e sotme e LBPD për listat, çka vetëm votimi 30 korriku e garanton. Sa për koalicionet parazgjedhore ato nuk do të ndalohen, thjesht do të standardizohen si kudo në Europë,po edhe kjo do të shkruhet e votohet pas 30 korrikut,kështu që për sot i vetmi ndryshim është hapja e LBPD ndaj risisë kushtetuese që do të sjellim në 30 korrik!Mjaft pozitive", shkruan Rama.