Aleatët e Bashës: Qeveri kujdestare 6 muaj para zgjedhjeve për 15 vite me radhë (PLATFORMA)

Partitë aleatë të Partisë Demokratike kërkojnë ndryshim të Kushtetutës dhe thuajse të gjitha institucioneve qeverisëse në vend. Në platformën e aleatëve për të arritur një marrëveshje kushtetuese që kërkon ndryshim të Kushtetutës, dhe votimin në Parlament, kërkohet që për një periudhë 15-vjeçare, gjashtë muaj para zgjedhjeve të formohet një qeveri kujdestare, duke përcaktuar me ligj formën, kriteret e përfaqësimit dhe detyrat e saj.

Po ashtu, kërkohet ndryshim i reformës zgjedhore, me argumentin se është deformuar nga kryeministri Edi Rama, rishikim të reformës administrative, dhe reformim të sistemit zgjedhor me lista të hapura.

Presidenti të zgjidhet nga populli dhe jo mazhornaca politike, kryeministrit dhe deputetëve t'i kufizohet mandati, ndërkohë që kërkohet edhe kryerja e testit të drogës për Presidentin, Kryeministrin dhe deputetët.

Teksa theksojnë se nuk ka asnjë gjasë që të marrin pjesë në zgjedhje, pa u garantuar që ato të jenë të lira dhe reale siç ata shprehen, i kërkojnë Presidentit Meta që të ulë opozitën dhe mazhorancën në tryezë.

Kjo tryezë, sipas 5 partive opozitare, duhet të vlerësojë kushtet dhe kërkesat e OSBE/ODHIR për të shmangur shitblerjen e votës, intimidimin e votuesve dhe përdorimin e administratës shtetërore, kontrollin mbi territorin dhe procedimin e grupeve kriminale, të cilat janë evidentuar në shitblerjen e votës.

Platforma përfshin edhe përcaktimin e  një date për zgjedhjet lokale dhe parlamentare, me një qeverisje tranzitore me dakordësi politike.

Po ashtu aleatët e Bashës i kërkojnë tryezës së Presidentit vlerësimin e procedimit penal nga ana e Prokurorisë të dosjeve të bëra publike nga media për manipulimin e zgjedhjeve.

Duke ngritur shqetësimin për mosfunksionim e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, aleatët kërkojnë krijimin e një sistemi parlamentar me dy dhoma, Senat dhe dhomë e përfaqësuesve. Senati të marrë një pjesë të funksioneve të Gjykatës së Lartë, dhe pjesën tjetër të funksioneve të kësaj gjykate, t'i marrë Gjykata e Lartë.

Platforma për Marrëveshje Kushtetuese
Duke vlerësuar se situata politike në vend është shumë e rëndë dhe e paprecedent, sistemi ynë kushtetues Republikë Parlamentare, pothuaj ka rënë tërësisht dhe transformuar në Republikë e Kryeministrit Rama;

Duke u ndodhur përballë pamundësisë politike dhe ligjore për të ndalur veprimet antikushtetuese të qeverisë dhe mazhorancës socialiste për mëse 2 vjet, për shkak të mungesës së Gjykatës Kushtetuese;

Duke vlerësuar qëllimin e Reformës në Drejtësi, si mundësi për krijimin e një drejtësie të pakorruptuar dhe të pavarur, por që u deformua qëllimisht nga Rama, për ta kontrolluar politikisht, me pasoja të rënda mbi të drejtat e qytetarëve, për shkak të pamundësisë së tyre për gjykimin në kohë të mijëra çështjeve administrative,  civile dhe penale, mungesa e një proçesi të drejtë gjyqësor, për shkak të mos funksionimit për mëse 2 vjet të Gjykatës së Lartë (duke dysfishuar numrin e dosjeve që presin për gjykim).

Duke vlerësuar me shqetësim gjendjen e rëndë në vend, korrupsionin masiv, trafikun e drogës, përhapjen dhe fuqizimin e krimit shqiptar, siç vlerëson edhe raporti i fundit i DASH (Departamenti Amerikan i Shtetit);

Konstatimi se këto grupe kriminale në shumë qarqe të vendit, jo vetëm janë të paprekshëm, por zotërojnë potencial njerëzor aktiv kriminal dhe kontrollojnë sektorë të rëndësishëm të ekonomisë dhe investimeve publike të lidhura me korrupsionin qeveritar;

Duke dënuar kontrollin politik mbi Prokurorinë, në kundërshtim me Kushtetutën, si dhe mos hetimin e krimeve elektorale për blerjen e votave dhe intimidimin e votuesve nga grupe kriminale dhe kartelet e drogës, në marrëdhënie dhe shërbim të pushtetit absolut të Ramës;

Duke vlerësuar se eksodi masiv ka marrë përmasat e një spastrimi të shqiptarëve, me pasoja të rënda politike, ekonomike dhe sociale;

Duke konstatuar se në zgjedhjet e 30 Qershorit 2019 janë regjistruar vetëm parti politike të mazhorancës, si dhe përpjekjet e Ramës për të organizuar zgjedhje farse, me qëllim që të krijojë idenë false se zgjedhjet do të jenë “konkuruese”, përballë Opozitës dhe qytetarëve nga ana tjetër, të vendosur për të mos lejuar zhvillimin e zgjedhjeve farse, tentativën e qeverisë për një krim elektoral me pasoja shkatërruese për vendin, e cila do të çonte në një përplasje me pasoja për vendin dhe Unitetin e Popullit.  

Partitë tona të Qendrës së Djathtë, në respekt të marrëveshjes së nënshkruar me Partinë Demokratike dhe partitë e tjera opozitare, me qëllim garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, jashtë ndikimit të grupeve kriminale dhe qeverisë të lidhur me to, të angazhuar për t`a kthyer vendin në binarët kushtetues dhe plotësuar detyrimet e vendosura nga BE:

Partitë tona, si Grupim i Qendrës së Djathtë (GQD) të përbërë nga; PR, PAA, PBDNJ, LZHK dhe PDK, propozojnë realizimin e një Marrëveshje Politike Kushtetuese, duke propozuar sa më poshtë:

1-    Thirrja e një tryeze politike nga Presidenti i Republikës, e përfaqësuesve të opozitës dhe mazhorancës.

Bazuar në Nenin 86/1, Presidenti është garant i unitetit të popullit. Ky unitet garantohet nga respektimi i të drejtave dhe lirive të qytetarëve, në respekt të Kushtetutës.  

Neni 1 i Kushtetutës sanskionon se “qeverisja bazohet në një sistem zgjedhjesh të lira, të barabarta, të përgjithshme e periodike”.

Mungesa e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, po shkatërron parimin themelor e kushtetues të pluralizimit. 
•    Kjo tryezë të vlerësojë kushtet dhe kërkesat e OSBE/ODHIR për të shmangur shitblerjen e votës, intimidimin e votuesve dhe përdorimin  e Administratës Shtetërore.
•    Kontrolli mbi territorin dhe proçedimi i grupeve kriminale, të cilat janë evidentuar në shitblerjen e votës.
•    Proçedimin penal nga ana e Prokurorisë të dosjeve të bëra publike nga media, për manipulimin e zgjedhjeve.
•    Vlerësimin e skadimit të afatit të kartave të identitetit dhe paisjen e qytetarëve me karta.
•    Vlerësimin e përjashtimit nga lista të mbi 270,000 votuesve.

2-    Përcaktimi i një date për zgjedhjet lokale dhe parlamentare, me një qeverisje tranzitore (qeverisje kujdestare) me dakortësi politike.

Data e zgjedhjeve të përcaktohet në përputhje me detyrimet dhe implementimin nga qeverisja tranzitore, e kushteve për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe shkëputjes së strukturave të Shtetit nga krimi i organizuar.

3-    Reformë zgjedhore e cila ndalon finacimin e paligjshëm, dënon jo vetëm njerëzit e angazhuar në blerje dhe manipulim votash, por edhe subjektet politike që marrin pjesë në manipulimin e zgjedhjeve.

4-    Kthimi i Parlamentit në një Parlament përfaqësues dhe kushtetues, nëpërmjet ndryshimit të sistemit zgjedhor, nëpërmjet një sitemi zgjedhor dhe  votimi me lista të hapura, ku qytetarët të zgjedhin jo vetëm partitë politike, por edhe deputetin që do t`i përfaqësojë në Parlament, si dhe një shpërndarje të mandateve në përputhje me parimin e barazisë së votës.

5-    Përcaktimi me një dispozitë tranzitore kushtetuese për një periudhë 15 vjeçare, i krijimit të një Qeverie Kujdestare 6 muaj përpara zgjedhjeve, duke përcaktuar me ligj formën, kriteret e përfaqësimit dhe detyrat e saj.

6-    Vlerësimi i kuadrit kushtetues të vendit, me një grup të posaçëm ekspertesh të së Drejtës Kushtetuese, vendas dhe të huaj, për të mundësuar kthimin e Republikës Parlamentare dhe funksionimin e saj, bazuar në pavarësinë dhe balancimin e pushteteve.

7-    Bashkëpunimi për një vlerësim të drejtë të Reformës në Drejtësi, funksionimi urgjent i Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, qoftë edhe me një amendim të përkohshëm, për t`i bërë ato funksionale, duke zhvilluar një proçes për të  garantuar integritetin, profesionalizmin dhe pavarësinë e tyre.

8-     Kufizimi i mandatit të Kryeministrit dhe  deputetëve.

9-    Të bëhet testi i drogës për Presidentin, Kryeministrin dhe deputetët.

10-    Zgjedhja e Presidentit të Republikës drejpërdrejtë nga populli dhe jo nga mazhoranca apo pazare politike. Zgjerimi i kompetencave të tij në fushën e Sigurisë dhe Drejtësisë.

11-    Krijimi i një sistemi parlamentar me dy dhoma, Senat dhe dhomë e përfaqësuesve. Senati të ushtrojë një pjesë të detyrave dhe kompetencave të Gjykatës Kushtetuese dhe një pjesë tjetër të kompetencave të Gjykatës Kushtetuese t`i kalojnë Gjykatës së Lartë.

12-    Rishikimi i Reformës Administrative, për t`a çuar pushtetin lokal afër dhe në shërbim të njerëzve dhe jo vetëm në qendrat e mëdha urbane, me qëllim kontrollin politik të territorit. 

Nëse do të shohim përbërjen e këshillave bashkiakë, mbi 95% e tyre janë nga qendrat urbane, duke lënë të papërfaqësur pjesën më të madhe të popullsisë.

Partitë tona angazhohen në dialog me forcat e tjera politike, duke qenë të hapur për qëndrimet dhe gjykimet e tyre.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:35
Bie kushti i Bashës! Aleatët: Do ulej në tryezë me Ramën ende pa dhënë dorëheqjen

Aleatët e qendrës së djathtë thonë se kërkesa e tyre ndaj presidentit Ilir Meta për të ulur në tryezë dialogu të gjitha palët politike për zgjidhjen e krizës, ka dakordësinë edhe të liderit demokrat Lulzim Basha. Nard Ndoka, kryetar i PDK-së, tha se kryedemokrati Basha është shprehur edhe më herët që nuk është kundër dialogut dhe se ulja në një tryezë me Edi Ramën, përsakohë ai është edhe kryetar i Partisë Socialiste, është e pashmangshme.

"Nuk është një kusht, edhe zoti Rama mund të ulet në tryezë institucionale si kryetar i PS. Kjo është krizë e thellë, që përgjegjësia është e kryeministrit, pavarësisht se ai është shkaktari. Lulzim Basha është shprehur që nuk është kundër dialogut, në çdo tryezë që ne jemi të barabartë si forca politike nuk ka asnjë pengesë, dhe besoj se ky do të jetë qëndrimi i opozitës së bashkuar", tha Ndoka.

"Detajet e tryezës i cakton presidenti, ne nuk përcaktojmë se kush është kryetari i PS e kush jo", tha Mediu

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, tha se nuk mund të ketë një marrëveshje të dytë Rama-Basha, por duhet të jetë pakt mes të gjitha partive.

Agron Duka, kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste, tha se është e mundur që Basha të ulet me Ramën.

Njëjtë si aleatët që folën për një takim pa kushte mes tyre në një tryezë mes të barabartësh si kryetar partish, edhe Duka nuk artikuloi në fjalën e tij asnjë rresht për kushtin e dorëheqjes së Ramës si kryeministër, dhe më tej vijimin e dialogut.

"Hyjmë në zgjedhje me qeveri tranzitore, po e pranoi Rama këtë të parën, të jesh e sigurt ti që ulet basha me Ramën, padyshim nëse pranon këtë të parën. Në zgjedhjet e ardhshme duhet të hyjmë të gjithë bashkë. Zgjedhjet e 30 qershorit ishin farsë, duhet qeveri tranzitore", u shpreh Agron Duka.

Ndërsa kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule ka theksuar se zgjedhjet e parakohshme nuk janë antikushtetuese, siç thotë kryeministrit Rama.

Ora 11:33
Dashamir Shehi zbulon pikën e fortë që ndan aleatët nga PD: Nga penxherja do hymë në zgjedhje?

Pesë aleatë të Partisë Demokratike të qendrës së djathtë, pa Shpëtim Idrizin e PDIU-së, tashmë kanë hartuar një platformë për të arritur një marrëveshje kushtetuese mes forcave politike, e cila më tej do të duhet të kalojë me votim në Parlamentin e Shqipërisë.

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, qartësoi atë që për të gjithë mund të ketë mbetur me pikëpyetje: Do të marrë apo jo pjesë PD në zgjedhjet lokale të 30 qershorit?! Shehi tha se tre janë kushtet e pandryshueshme me të cilat PD-LSI, dhe aleatët e djathtë kanë lidhur marrëveshje: Djegia e mandateve të deputetëve, bojkotimi i zgjedhjeve lokale, dhe largimi i kryeministrit Edi Rama.

"Ku do hymë në zgjedhje, nga penxherja do hymë në zgjedhje? Iku ajo punë, kjo është pyetje koti. Ne në zgjedhje nuk futemi, u mbyll afati, iku kjo punë, kemi firmosur një marrëveshje me PD që nuk hyjmë në zgjedhje, dhe nuk e duam Ramën kryeministër. U dogjën mandatet, u dogjën zgjedhjet, nuk duam Ramën kryeministër. Kjo nuk është çështje për parlament, është marrëveshje kushtetuese. Do të ishim shumë të lumtur kryeministri Rama me ata që ka në kuvend", tha kreu i LZHK-së.

Dashamir Shehi për herë të parë zbuloi se cila është ika e vetme që aktualisht i ndan me Partinë Demokratike: Ndryshimet në kodin Zgjedhor.

"Dhe ne të 5 këtu nuk është se mendojmë njëlloj për Kodin Zgjedhor. Në kërkojmë prej vitesh ndryshimin e kodit zgjedhor. A ka tek PD që mendojnë si ne ose ndryshe? Plot. PD në këtë pikë nuk ka dhënë një qëndrim të saj definisht. Me PD-në kjo është një nga pikat që kemi debat, ndaj jemi me këtë platformë.  Urojmë që edhe PD të vijë në këtë pikë sa i përket Kodit Zgjedhor", tha Shehi.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ShkoDrani: 30/04/2019 03:08

    Rrokopuje kryelaresh partickash

    Përgjigju
  • yp xhixhi: 29/04/2019 18:09

    Parti pa shtyll korrizore te drjtuar nga pianece dhe idjot dhe vrases.

    Përgjigju
  • Askushi: 29/04/2019 18:05

    nr e llogarisë bankare të gjithe popullsisë shqiptare brenda dhe jashtë vendit edhe nr e madhësisë së brekëve të gjithë popullatës mashkullore nga 18 vjeç e lart. Këto kushte janë të panegociueshme për popullin ndryshe s. ka zgjedhje.

    Përgjigju
  • Aliu: 29/04/2019 16:26

    O popull ver mend e kupto mire se Babalet opozitare e parasite te demokracise jane ngjitur ne skenen shqiptare 5 partickat aleatet te Bashes qe Kane ne dore vetem celsat e kashtes, qe nuk kane asnje deputet ne parlament pervec vetes se tyre , vend qe ua dhuroi Basha , bashke me presidentin do bejne filmin e radhes Keshtu I bie qe Basha te degjoje keta 5pseudo deputete super te mencur e nuk degjon deputetet e ti te pd Paska mbetur demokracia shqiptare ne duart e atyre qe skane asgje ne dore kjo eshte sa per te qeshur aq per te qare Turp

    Përgjigju
  • Petrefi: 29/04/2019 15:49

    Duhet te bejne testin e droges Edi Paloqja Dashamir Pijaneci qe po nuk piu nuk vepron

    Përgjigju
  • Populli: 29/04/2019 13:49

    O zot c'fytyra,te vjen vertet keq ne dore te kujt ka mbetur ky vend,turp per intelektualet e vertete te ketij vendi qe nuk ngrene zerin e tyre kunder ketyre sharlataneve e dordoleceve qe vetem per nje gje jane te vlefshem per te trembur laraskat,pa asnje vlere njerezore e intelektuale,fytyra te neveritshme.

    Përgjigju
  • Erik: 29/04/2019 11:32

    Ju tha mire Rama juve, as nje furgon s'e mbushni dot me votues te tuajit, u bete ju spurdhjake te vendosni kushte.

    Përgjigju
  • Mire: 29/04/2019 11:28

    Mos u lodhni kot se nuk ju kemi nevojen edhe ne kuvend na bedhit pislleqe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja