Alegri: Pritëm momentin e duhur,
treguam durim dhe fituam

Alegri: Pritëm momentin e duhur,<br />treguam durim dhe fituam<br>
Trajneri i Juventusit, Masimiliano Alegri, u duk i lumtur në përfundim të sfidës së kthimit me Totenhemin, ku edhe arriti një kualifikim të madh. Ai u shpreh, se duke i parë të dyja ndeshjet në total, ishte “zonja e vjetër” ajo që e meritoi këtë kualifikim.

“Çunat dhe klubi meritojnë komplimenta për atë që kanë bërë vitet e fundit. Kjo ishte një fitore prestigji në një stadium si Wembley. Pritëm për momentin e duhur, treguam durim dhe fituam ndeshjen. Duke parë të dyja ndeshjet në total, mendoj se e merituam kualifikimin.

Vuajtëm pjesën e parë, sepse po humbnim shumë duele dhe topin. Pas pushimit, skuadra ishte më e balancuar dhe kompakte. Djemtë arritën diccka të madhe sonte” – deklaroi Alegri.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron