I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte aktori i njohur i humorit Aleks Seitaj. Ai e nisi rrëfimin duke folur për fillimet e karrierës së tij dhe për faktin që nuk e kishte menduar kurrë se një ditë do të bëhej një personazh i dashur për publikun.
”Gjatë kohës që kam studiuar në Akademinë e Arteve, askush nuk do e besonte se unë një ditë do të bëhesha aktor humori” tha Aleksi në fillim të bisedës.
Në moshën 15-17 vjeç ai ka jetuar në Korcë, ndërsa ka studiuar fillimisht në Shkollën e mesme të gjuhëve të huaja "Faik Konica", për gjuhën italiane. Pasi kaloi një gjendje të rënduar psikologjike, ai vendosi të niste rrugën e aktrimit, fillimisht si një pasion. Ndihej shumë i pakuptuar nga bashkëmoshatarët, e madje ata ushtronin bullizëm ndaj Aleksit. Nuk kishte asnjë mik apo mikeshë dhe gjatë gjithë kohës qëndronte vetëm. Pasi kuptoi veten dhe doli nga gjendja jo e mirë psikologjike, nisi të mësohej me fuqinë e duartrokitjeve në interpretimet e para si aktor. Më pas erdhi në Tiranë ku nisi Akademinë e Arteve për aktrim, konkurs që doli i pari. Erdhën dhe eksperiencat e para televizive dhe të aktrimit duke formuar tek djaloshi personalitetin e një adoleshenti që ia doli depresionit për të cilin dha dhe një mesazh për të gjithë të rinjtë.
”Njerëzit më kanë fiksuar me rolin e Vezires, një personazh shumë i dashur tashmë për publikun, sikurse të mamasë që flet me djalin e saj, personazhi i dytë që është pritur shumë mirë nga publiku” tha Aleksi në studion e “Rreze Dielli”.
MC/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ndryshe nga biznesi i vogël profesionet e lira do të tatohen, si ju duket?
-
E drejtë
47.5%
-
E gabuar
44.4%
-
Nuk e di
8.1%
Vota total: 3108
Lajme të tjera
-
Seksi pas moshës 65-vjeçare, Zhaklin Lekatari: Të moshuarit bëjnë më shumë seks se të rinjtë
19 Shtator, 15:44
-
Youtube vlerëson 'Rreze Dielli' me Pllakën e Argjendtë, mbi 100 mijë ndjekës të regjistruar në faqen zyrtare të emisionit
19 Shtator, 14:07
-
Ju bien flokët masivisht? Zbuloni shkaktarët dhe produktet bimore që ju vijnë në ndihmë / Ylli Merja tregon kurën disa javore për mbirjen e flokëve në mënyrë natyrale
18 Shtator, 13:57
-
Ekonomia është çelësi i suksesit tuaj! Ndryshim pune dhe fejesa…’ Horoskopi i javës 18-24 shtator nga Astrologu Jorgo Pulla
18 Shtator, 11:43
-
“Një tragjedi që po konsumohet me fëmijët tanë”, shkrimi që trazoi rrjetin
15 Shtator, 14:56
-
‘Klinika 24’ nis rrugëtimin në Report Tv, çdo të shtunë në orën 20:00 / Doreada Mio rrëfen risitë e emisionit dedikuar shëndetit
15 Shtator, 13:09
-
Bujar Qamili i tregon të gjitha… që nga xhelozia e bashkëshortes e deri tek vështirësitë për të qenë më i miri në skenë
14 Shtator, 15:52
-
Muzat e Osman Mulës, rrëfimi për 'dashurinë e tretë' dhe jo vetëm…
13 Shtator, 14:21
-
E PAZAKONTË/ Nga Italia me motor në studion e 'Rreze Dielli' Njihuni me vajzën e çmendur pas motorave
12 Shtator, 15:07
-
Qumështi i bletës, 'ilaçi i mrekullive' për shumë sëmundje! Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja tregon dozat e duhura si dhe disa receta përdorimi
11 Shtator, 12:57
-
Problemet në dashuri do marrin zgjidhje, parashikimi javor i horoskopit nga astrologu Jorgo Pulla
11 Shtator, 12:01
-
Lira Gjika: Ja çfarë duhet të flisni me fëmijët kur shkojnë për herë të parë në kopsht dhe në klasë të parë
8 Shtator, 15:19