Aleksandër Ndoka foto me
ambasadorin e SHBA, Donald Lu

Aleksandër Ndoka foto me<br />ambasadorin e SHBA, Donald Lu<br>
Viktima e atentatit të mbrëmshëm Aleksandër Ndoka ishte një personazh i njohur në qytetin e Lezhës, jo vetëm për shkak të vëllait që u zgjodh deputet në 2013, por edhe faktin se ka qenë punonjës në disa institucione dhe në 2015 ishte zgjedhur anëtar i Këshillit Bashkiak.

Në profilin e tij në Facebook ka shumë foto të shkëputura nga aktivitete të ndryshme, njëra nga të cilat edhe me ambasadorin e SHBA në Tiranë Donald Lu. Në shtator të 2016 në ceremoninë e dhënies së titullit “Qytetar Nderi të Lezhës” kongresmenit amerikan Eliot Engel, Aleksandër Ndoka ka përfituar nga momenti duke shkrepur një foto me ambasadorin amerikan.

Por vitet e fundit, sidomos në 2017, ambasadori amerikan e ka lakuar disa herë emrin e vëllait të viktimës, Arben Ndoka. Së fundmi në 7 nëntor të 2017, Donald Lu shprehej se Shqipëria ka një problem mes lidhjeve kriminale dhe politikës. “Nëse e mohoni këtë shikoni rastet e Ndokës, Roshit dhe Mark Frrokut dhe Gentian Muhamedit” thoshte ndër të tjera ambasadori për Arben Ndokën, vëllanë e Aleksandër Ndokës.aleksander ndoka donald lu

Aleksandër Ndoka me Donald Lu

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Greqia dhe Italia, ku ka më shumë shqiptarë, kanë emigrantët më të mbikualifikuar në Europë

Greqia dhe Italia, ku ka më shumë shqiptarë, kanë emigrantët më të mbikualifikuar në Europë