Aleksandër Vuçiç takim me Trump
para vendimit final për Kosovën

Aleksandër Vuçiç takim me Trump<br />para vendimit final për Kosovën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuciç pritet ta zhvillojë një takim të rëndësishëm, deri në fund të këtij viti, me homologun e tij amerikan, Donald Trump, ku temë kryesore do të jetë Kosova.

Lajmin e ka publikuar e përditshmja serbe “Blic”.

Takimi është cilësuar si jetik për qëndrimin serb rreth Kosovës.

Bisedimit “përfundimtar” për atë që Beogradi e konsideron “krahinë jugore të Serbisë”, do t’i paraprijë një tjetër muhabet i Vuciç me zëvendëspresidentin amerikan, Mike Pence, në shtator.

Këtë muaj, në New York, mblidhet asambleja e përgjithshme e OKB-së, ku po ashtu, sipas burimeve diplomatike të Blic, temë qendrore mund të jetë Kosova.

Para këtyre takimeve, Vuciç, sipas gazetës, do t’u kthehet takimeve në Bruksel për Kosovën, ndërsa në shtator do të takohet edhe me homologen e tij kroate Kolinda Grabar Kitaroviq.

Të gjitha këto lëvizje, siç raporton Blic, pritet të shkojnë në favor të ndryshimeve domethënëse kur bëhet fjalë për problemin e Kosovës, por edhe për zgjidhjen e krizës së përgjithshme në Ballkan.

“Presim që bashkësia ndërkombëtare të deklarohet më qartazi për sa i përket çështjes së stabilitetit të Ballkanit. E udhëheqësja jonë shtetërore do të insistojë të bëhet më tepër presion te Prishtina, në mënyrë që të përmbush të gjitha marrëveshjet e pajtuara në Bruksel, e në radhe të parë të nis me realizimin e Asociacionit (Bashkësisë) së komunave serbe,” ka thënë burimi i Blic.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ministri Gonxhja reagon për zjarrin në Finiq: Asnjë prej monumenteve në Parkun Arkeologjik nuk është prekur

Ministri Gonxhja reagon për zjarrin në Finiq: Asnjë prej monumenteve në Parkun Arkeologjik nuk është prekur