Aleksandar Vuçiç kërcënohet me vdekje, deputeti serb: Do përfundosh si Zoran Gjingjiç

Aleksandar Vuçiç kërcënohet me vdekje, deputeti serb: Do përfundosh si Zoran Gjingjiç

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç

Grupi i Partisë Progresive Serbe (SNS) në parlamentin serb dënoi me ashpër deklaratat e deputetit Slavisha Ristiç, i cili kërcënoi me vdekje presidentin serb, Aleksandar Vuçiç duke i bërë thirrje autoriteteve kompetente të reagojnë urgjentisht dhe të marrin masa sipas ligjit.

Në një letër drejtuar presidentit rus, Vladimir Putin, Ristiç ka kërcënuar se “Vuçiç do të përfundojë si kryeministri i vrarë serb, Zoran Gjingjiç, në qoftë se ai përpiqet të arrijë paqen dhe të nënshkruajë një marrëveshje me Prishtinën”.

SNS tha se kërcënimi i Ristiçit është “agresioni politik më i madh dhe çmenduria më e madhe politike”.

SNS shtoi se Ristiç, i cili po e prezanton veten si udhëheqës i një lëvizje patriotike të serbëve të Kosovës, e ka kërcënuar hapur Vuçiçin me vrasje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Clapper alternativa e TikTok, po aq e rrezikshme? Ministrja Muzhaqi: Kemi ndërmarrë nisma në shkolla që fëmijët të kalojnë kohë produktive

Clapper alternativa e TikTok, po aq e rrezikshme? Ministrja Muzhaqi: Kemi ndërmarrë nisma në shkolla që fëmijët të kalojnë kohë produktive