Protesta masive zhvilluan sërish studentët nga Novi Sadi, Beogradi, Nishi, Çaçaku, Kraljeva dhe Novi Pazari në Kragujevc. Për 15 orë studentët bllokuan bulevardin kryesor, duke mbajtur pankarta me mesazhet "Mjaft", "Nuk duam revolucion, por evolucion", "Kryengritja është në Kragujevc", "Ne po shkojmë në Kragujevc për të shpëtuar botën, po japim gjithçka tani, do të fitojmë".
Përgjatë bulevardit u ngritën tenda ku qytetarët përgatitën ushqime dhe pije për protestuesit. Tubimi shoqërohet me shfaqje, manifestime të solidaritetit dhe mbështetjes sociale, duke përfshirë një pikë mjekësore, si dhe stenda për mbledhjen e parave për fëmijët me kancer dhe për sport.
Bllokada e bulevardit Lepenički, që nisi mëngjesin e së shtunës nuk pati incidente, ndërsa u vu re prani e madhe e policisë.
Paralelisht, president Aleksandar Vuçiç mblodhi qindra mijëra qytetarë në Mitrovicë, ku nënshkroi “Deklaratën për Vojvodinën”.
Në tekstin e Deklaratës së Popullit për Vojvodinën thuhet se Vojvodina është pjesë e pandashme e identitetit kombëtar politik, kushtetues dhe kulturor të Serbisë moderne dhe ashtu siç nuk ka Serbi pa Vojvodinën, po ashtu Vojvodina nuk mund të ekzistojë jashtë Serbisë. Ky hap u ndërmor në përgjigje të nismave të supozuara për t’i dhënë autonomi krahinës së Vojvodinës që ndodhet në veri të Serbisë.
Po ashtu, presidenti Vuçiç deklaroi se nuk do të ketë qeveri kalimtare dhe se më shuëm se 50% e ministrave do të jenë të rinj.
G.K/E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
83.8%
-
Pak
12%
-
Nuk e di
4.2%
Vota total: 933
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mediat serbe: Vuçiç po formon një aleancë si kundërpërgjigje ndaj asaj 'Kroaci-Shqipëri-Kosovë'! Ja me kë shtet po negocion
21 Mars, 22:24
-
Presidenti Vuçiç: Serbia është lodhur nga ata që e terrorizojnë dhe duhet të përgjigjet
21 Mars, 15:30
-
Serbi/ Shënohet viktima e 16-të nga shembja e tendës së stacionit të trenave në Novi Sad
21 Mars, 13:59
-
Vuçiç dhe Rutte: Fundi i lojës me Dodikun?
21 Mars, 11:19
-
Vuçiç thotë se Shqipëria dhe Kroacia kanë hapur "garë armësh" pas memorandumit me Kosovën
20 Mars, 18:35
-
Serbi/ Opozita parlamentare kërkon qeveri tranzicioni që të qëndrojë në detyrë 9 muaj
20 Mars, 17:04
-
Demush Shasha: Studentët në udhëkryqin e Gjingjiqit
20 Mars, 16:18
-
Përdorimi i topit zanor në protestat në Serbi, Vuçiç: Dorëhiqem si president nëse është bërë diçka e tillë
20 Mars, 12:48
-
Aleanca ushtarake Shqipëri-Kosovë-Koraci 'tremb' Vuçiçin! Kroacia: Iku koha kur pyesnim Beogradin! Vëngu: Serbia ikën nga tavolinat, s’mund të kërkojë llogari
20 Mars, 12:38
-
'Për vizita të tilla pagohen dhe miliona dollarë'/ Deputeti PDK-së për Report Tv komenton takimin Vuçiç-Trump Jr.: Ai nuk është Presidenti i SHBA
19 Mars, 19:49
-
Kosovë/ Zbulohet pas 26 vitesh një varr masiv në Bishtazhin: Identifikohen trupat e 11 viktimave të masakrës së Kralanit
19 Mars, 19:13
-
Kuvendi serb konfirmon dorëheqjen e Vuçeviç, Bërnabiç: Afati për formimin e qeverisë së re deri më 18 Prill, përndryshe mbahen zgjedhje të reja
19 Mars, 13:01