Aleksandër Vuçiç president I Serbisë ka ofruar mbështetjen e vendit të tij për të ndihmuar Shqipërinë në këtë situatë të vështirë që po kalon me përmbytjet.

Presidenca serbe publikoi një deklaratë ku shprehet keqardhje për situatën e rënduar nga përmbytjet që po kalon jugu Shqipërisë.

Në deklaratë theksohet se Serbia është e gatshme të ofrojë mbështetje teknike dhe asistencë për Shqipërinë, për të minimizuar pasojat e kësaj katastrofe natyrore.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com