U ekzekutua në Tiranë, dalin përgjimet e Aleksandër Sadikaj! Si i humbi arma në bujtinë dhe biseda me nënën: Vriti të gjithë

U ekzekutua në Tiranë, dalin përgjimet e Aleksandër Sadikaj! Si i humbi arma në bujtinë dhe biseda me nënën: Vriti të gjithë

Viktima Aleksandër Sadikaj dhe makina ku iu vu bomba

Ndonëse policia shpërndau kartelën për vepra të lehta penale të Aleksandër Sadikajt, 27-vjeçari ishte i njohur për shërbimet.

Sipas një dosjeje që iu vendos në dispozicion Gazetasi.al, rezulton se 27-vjeçari nga Memaliaj, shfaqet në përgjime telefonike gjatë një ndjekjeje në adresë të një oficeri policie, i cili kishte lidhje krushqie me të ndjerin.

Dhe bisedat e tij janë tejet kompromentuese. Megjithë këtë, askush nuk lëvizi për ta hetuar dhe çështja u mbyll si me magji në mënyrë të çuditshme.

Biseda e parë, mes familjarëve të tij gra

Përgjimi mban datë 25 gusht 2021, midis shtetases S.S., dhe të bijës, me të cilën flet përmes numrit të telefonit të kamerierit, një person i quajtur D.

V – “Ça ke moj mami”?

E ëma duke qarë – “Më qëlloi, më ka çjerrë në fytyrë, ka qëlluar edhe kamerierin. Merre dhe hajde se na bëri copa”.

Sherri që kishte ndodhur në familje, kishte lidhje me mos reagimin e stafit për t’i shërbyer në kohë klientëve.

E ëma – “Hajde se më bëri copa, mblidhuni dhe na ndihmoni. Në sy të njerëzve për një bythë Kadriu. Ka një shok nga Delvina dhe më degjeneroi në sy të tij. Po më ndjek mua, e ka parë gjithë qyteti i Memaliajt, e fryu ky i Delvinës dhe Kadriu”.

Tre ditë më vonë kuptohet realisht për çfarë kishte ndodhur sherri. Këto përgjime të administruara nga një prokurori rrethi, shpjegojnë çfarë kishte ngjarë.

Biseda 2

Biseda mes të ndjerit dhe familjarëve, vazhdon për humbjen e një sendi të çmuar në biznesin e tyre, që dyshohet të jetë një armë.

V – Alo?

Aleksandër – “Shqyej çanta, shqyeji të gjitha se e kam lënë tek shtëpia e madhe. Kur kam ikur e kam lënë aty dhe ta kanë vjedhur sy më sy. Bën pesë mijë euro, bën një mal me lekë”.

V – “Ti thua ashtu, po unë them 100 përqind do hap kamerat dhe do ta gjej që e kishe këtu tek kjo çanta. Dhe e kishe këtu”.

Aleksandër – “Për shpirt të gjyshit që kam ardhur dje nga Tirana, nuk e kisha me vete”.

V – “E kishe, unë them e kishe”.

Aleksandër – “Jo nuk e kisha me vete”.

V – “Do ta gjej unë, do ta gjej unë”.

Më pas, në bisedë kuptohet se bëhej fjalë për një armë, e cila u dyshua se i përkiste të riut dhe që kishte humbur në ambjentet e një bujtine, e cila menaxhohet nga ai dhe e ëma, pranon policia atë kohë në dosje.

Biseda 3

V – “Alo”.

Aleksandër – “Është vjedhur, ka humbur tek shtëpia e madhe, kush e ka shkarkuar shtëpinë e madhe?”.

V – “Kam 20 vjet o bir i mamasë, është vajzë e urtë ajo o vëlla, o të keqen mami”.

Aleksandër – “Është shkarkuar. Ka qenë tek shtëpia, kush e ka marrë? E ka lënë atje ajo, e ka parë dhe e ka lënë atje në ndonjë komodinë a në ndonjë vend atje. E kanë marrë ata të shtëpisë atje. Ik bëj namin atje, thuaj kam oficer dhëndrin dhe ka humbur armën e shërbimit dhe është problem i madh se po vjen dhëndri me njerëzit. Duhet ta gjejmë se s’bën”

V – “Mirë, mirë”.

Aleksandër – “Tani kontrollo mirë të gjitha çantat me urgjencë”.

Aleksandër – “Me urgjencë se ta kanë marrë sy më sy, një mal me lekë”.

V – “Mirë o mirë. Hajd”.

Të tensionuara vazhdojnë bisedat mes tyre dhe në vazhdim, por autoritetet s’kishin veshë të dëgjonin dhe të zbulonin se për çfarë i duhej arma të riut dhe përse ai ishte aq i tensionuar. Kërcënimet e tij, shkojnë deri aty sa kërkon të vriten turistët.

V – “Hë”?

Aleksandër – “Hë”?

V – “Po kontrollojmë këtu dhe do gjejmë mënyrën të flasim me ata”.

Aleksandër – “Na e gjete”.

V – “Janë trembur, duan të ikin të trembur”.

Aleksandër – “Të ikni me urgjencë thuaju, por të nxjerrin atë që nxirret që keni marrë tek sirtari thuaju. E ka marrë një nga ata të dy. E kisha lënë tek sirtari tek komodina ime”.

V – “Nuk ke turp ti, shoqen time e njohin të gjithë”.

Aleksandër – “O ata, o turistat. Zgjidhi ose vriti aty që të gjithë bashkë. Mos li njeri të iki me atë aty. Mos t’ja marrin djalit tend”.

Aleksandër – “Me se s’bën, me se s’bën”.

V – “Mirë, po kontrolluan ata, do na dalë lyra në Stamboll”.

Aleksandër – “E kanë marrë ata, e kanë marrë që dje, e kanë futur nëpër çanta e gjëra dhe kanë ikur me makinë”.

Aleksandër – “Me urgjent, me urgjent”.

V – “Po ku iku makina ore, se janë të tërë këtu?”.

Aleksandër – “Ishte tek sirtari, tani kush e ka marrë?”.

Në përgjime rezulton se i pranishëm kishte qenë në shkëmbimin e personave një person me nofkën “Ujku”./Gazeta SI

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nori: 20/06/2022 00:21

    Edhe Ali Pasha me Hankon i bente pislliqet po rrojti 100 vjec se s vinte dore mbi te

    Përgjigju
  • goni: 19/06/2022 15:35

    cudi se familjaret para ca ditesh thonin qe ishte djale model ,madje kercenonin me padi kedo qe nxirrte lajme (te paverteta sipas tyre) mbi te.....

    Përgjigju
    • Saimir: 21/06/2022 15:53

      @Fieri Skemi 10 mije e lek ne xhep por as debate me maman per armatime. Po cte besh sot vleresohen horrat me shume se njerezit e ndershem

    • Fieri: 19/06/2022 23:17

      Pse ju komentusa ne familjet tuaja nuk keni debate o te vrar qe skeni 10milek ne xhep

    • @goni: 19/06/2022 17:43

      Asnje cudi o Goni aty ku anti vlerat shiten si vlera. Asnje cudi derisa prokuroria nuk ka reaguar pas pergjimeve. Asnje cudi nuk do jete deri kur gjykata te konfiskoje cdo cent te pasurise te droges, vrasjeve dhe prostitucionit te kesaj familje te zhytur ne krim deri aty sa ky krimoneli i thote te vrasim ata qe kane bujtur ne hotel.Imagino ne duart e kujt ks rene turizmi.

    • Cuko: 19/06/2022 17:09

      Te drejte kishin , familje model

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, Kevin Hajrulla u qëllua nga disa plumba në bark, ndodhet në gjendje të rëndë! Flet një dëshmitar: Sapo dëgjova të shtënat u shtriva barkas

Atentati në Vlorë, Kevin Hajrulla u qëllua nga disa plumba në bark, ndodhet në gjendje të rëndë! Flet një dëshmitar: Sapo dëgjova të shtënat u shtriva barkas