'SPAK do arrestojë Flamur Nokën'. Kështu ka deklaruar juristja Alesia Balliu. E ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, Balliu tha se PD ka në krye njerëz që janë non grata dhe të korruptuar.
Ajo theksoi se Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, mund të përballet me urdhrin e arrestimit nga SPAK për shkak të banesave të dhëna familjarëve gjatë kohës që ka qenë drejtor.
‘Sa i përket aksionit të Partisë Demokratike, unë shoh një opozitë të fortë, një opozitë dobët, një opozitë që ka nevojë për aleatë, dhe një opozitë që ka pamundësi për të mbrojtur veten dhe pamundësi për të operuar, për të thënë të vërtetën.
Dhe këtë tregojnë faktet, kjo është ajo që tregojnë aksionet dhe shifrat e vogla që Berisha ka tek foltorja dhe pa diskutim dhe skandalet e qeverisë Rama, korrupsioni ku është zhytyr kjo qeveri, prandaj e shoh Partia Demokratike në një gjumë letargjik. Sot Partia Demokratike ka dy probleme kryesore: problemet me drejtësinë dhe problemet me faktorët ndërkombëtarë, të cilët janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që janë partneri ynë kryesor.
Partia Demokratike ka në krye një e korruptuar i cili është non grata. Ka Sekretarin Flamur Noca, të cilit do ti pritet urdhëri i arrësit nga SPAK për shkak të banesave që ka dhënë vellzqërve të tij kur ka qenë drejtor në ato vite’, tha Alesia Balliu.
Për Aulon Kalanë, SHBA ka marrë në dorë SPAK-un duke ndikuar edhe në emërimin e kreut të ri të këtij institucioni.
‘SHBA ka marrë në dorë SPAK. Ju e patë ambasadën që bëri postim nga takimi që u bë në Gjykatën Kushtetuese. Kemi amerikanët që kanë zgjedhur kreun e ri të SPAK dhe amerikanët që shkojnë në Kushtetuese për të ndikuar në vendimmarrje sepse nga reforma në drejtësi kemi një gjykatë kushtetuese qesharake’, tha ai.
Komente











