Alessia Marcuzzi gati për fëmijën e tretë

Alessia Marcuzzi gati për fëmijën e tretë
Drejtuesja e Grande Fratellos një program mjaft i ndjekur jo vetëm në Itali por edhe në shqipëri, Alessia Marcuzzi pohon se mes saj dhe Francesco Facchinettit gjithçka shkon mirë dhe se nuk janë në krizë. Në faqet e Vanity Fair drejtuesja e GF deklaron se ajo dhe Francesco janë gati edhe për një fëmijë tjetër: "E dua Francescon, dhe fëmijët e mi janë konceptuar gjthmonë me dashuri. Mendoj se kur një grua i ka kushtet, bën mirëe të ketë shumë fëmijë".
E ndërsa po merret me programin e saj më të ri titulluar Extreme Makeover Home Edition, Alessia Marcuzzi i përkushtohet edhe familjes së saj. Me Simone Inzaghin babin e fëmijës së saj të parë,Tommasos, ka gjetur ekuilibrin e duhur. "Kemi një marrdhënie të vërtetë dhe të sinqertë", pranon ajo. Ndërsa me Francescon, babin e Mias, gjithçka shkon për mrekulli:”Ai është serioz dhe shumë puntorë, është i rritur në një familje me principe. I vetmi konflikt që mund të kemi është kerkesa e Francescos për të jetuar në Mariano Comense ndërsa unë nuk dua ta lë Romën "-tha Marcuzzi.
Një fizik të mrekullueshëm i cili nuk ka ndryshuar as pas dy lindjeve, (e fundit në shtatorin e kaluar) është ajo që karakterizon Markuzzin. Alessia mendon se lindjet e ndihmojnë shumë një femër, i risjellin energji dhe ide të reja e të qarta. Sa i përket kirurgjisë plastike, ajo mendon se mund ta ndihmoje nje femër por nuk e kthen pas në kohë. “Me këmbët e mia pak të shtrembëra, profil jo perfekt dhe një sërë defektesh të tjera që kam, jetojë shumë mirë. Nuk më vjen turp të shfaqem kështu sic jam"-thote Markuzzi.

(ob/shqiptarja.com)


  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën