Marrëdhënia e Alexis Sanchez me Arsene Wenger duket sikur nuk është më ajo e dikurshmja dhe tashmë sulmuesi e ka bërë të qartë që dëshiron të largohet nga Arsenal këtë verë.
Sipas "Daily mirror", Wenger nuk është i kënaqur me performancën e Sanchez dhe shprehet se është bërë shumë e vështirë për ta kontrolluar yllin e "topçinjve", ndërkohë nga ana tjetër as sulmuesi nuk duket i kënaqur me atmosferën në skuadrën e tij.
Marrëdhënia mes trajnerit dhe kilianit është tensionuar së tepërmi pas ndeshjes së Champions League përballë Bayern Munich, ku "topçinjtë" humbën me një rezultat 5 me 1 përballë "bavarezëve" dhe lënia e tij në stol gjatë pjesës së parë në ndeshjen përball Liverpool, është komentuar si një shenjë e qartë që durimi të Wenger i ka ardhur fundi.
Ndërkohë edhe pse 28-vjeçarit i është ofruar një rinovim i kontrtës që ka aktualisht me Arsenal, ende asgje nuk është e qartë në lidhje me vendimin e tij.
Nga ana tjetër kampionët francez të PSG-së, janë hedhur në sulm për të marrë shërbimet e kilianit, duke i ofruar një kontratë me një pagesë prej 300 mijë paund në javë.
Një ofertë e tillë, krahasuar me kontratën prej 180 mijë paund në javë, që aktualisht Sanchez ka me Arsenal, mund të jetë një shtysë më tepër për 28-vjeçarin për t'i dhënë lamtumirën klubit londinez.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com