Alfabeti(zmi) duhet kujtuar çdo ditë!
Të kujtojmë se gjuha shqipe ka 36 gërma përfshirë dhe gërmat: ë, ç,
Të kujtojmë se ka dallim mes xh dhe zh.
Të kujtojmë se shqipja duhet folur shqip...
…dhe, në të njëjtën kohë, të pranojmë që gjithnjë e më shpesh e flasim një gjuhë që nuk është shqip, por një përzierje që as vetë alfabeti nuk e kupton.
Të kujtojmë se "ë-ja" dhe "ç-ja" janë pjesë e ADN-së së gjuhës sonë, por shumë prej nesh i trajtojnë si aksesorë të tepërt – që mund ta lemë në shtëpi.
Të kujtojmë se kemi një gjuhë të pasur që kërkon mendim të kthjellët për t’u përdorur saktë, por shpesh zgjedhim fjale të huaja, duke e varfëruar shqipen.
Të kujtojmë se çdo gjuhë është një pasqyrë e identitetit të kombit, por më shumë shqetësohemi për reflektimin e pamjes sonë në Instagram sesa për atë që reflektojmë në fjalët tona.
Të kujtojmë se shqipja ka rregulla të qarta gramatikore, por në epokën e rrjeteve sociale dhe komunikimit të shpejtë, rregullat bëhen pengesë dhe kaosi gjuhësor konsiderohet modernizëm.
Të kujtojmë se përzierja e gjuhëve është një pasojë e globalizimit, por kur kjo bëhet në mënyrë të pakontrolluar, ajo shkatërron themelin gjuhes, duke e bërë atë të paqëndrueshme edhe në truallin e vet.
Të kujtojmë se ruajtja e gjuhës kërkon edukim dhe përpjekje, por shpesh harrojmë se edukimi fillon nga vetja, jo nga Kuvendet, ndryshimet në ligj apo nga fushatat.
Të kujtojmë se alfabeti është një thesar që duhet ruajtur me kujdes, por gjithashtu të pranojmë se pasuria që nuk përdoret dhe nuk respektohet, shndërrohet në një thesar të humbur për brezat që vijnë.
Të kujtojmë se gjuha është ajo që na identifikon dhe na bën bashkë.
Të kujtojmë se gjuha eshtra nuk ka e eshtra thyen...
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11350
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
2024, viti i gjuhës shqipe, Rama: Vendosëm piketa për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës sonë
6 Janar, 16:55
-
'S’jam politikan i salloneve dhe biskotave', Ali Ahmeti: Nuk lejoj të preket ligji për gjuhën shqipe
13 Dhjetor 2024, 10:34
-
Çfarë duhet të dini për Ligjin e Gjuhëve në Maqedoninë e Veriut: Çfarë kontestohet, nga kush dhe pse është shqipja në rrezik?
12 Dhjetor 2024, 11:33
-
Elezi në Report TV: Rusia qëllime për destabilitet nëpërmjet Serbisë! Vendimi për shtyrje i Kushtetueses në Maqedoni për Gjuhën Shqipe, i duhuri
11 Dhjetor 2024, 19:56
-
Alban Daci: Nuk ka Gjykatë që mohon një gjuhë apo ekzistencën e një Kombi!
11 Dhjetor 2024, 14:54
-
Kërkohet t'i hiqet statusi i veçantë gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, ish-ambasadori: E rrezikshme! Të respektohet 'Marrëveshja e Ohrit'! Shqiptarët faktor stabiliteti
11 Dhjetor 2024, 14:04
-
Veliaj pret Ali Ahmetin: Po e ndjekim me shqetësim situatën në Maqedoninë e Veriut! Kreu i BDI-së: Çdo cenim i marrëveshjes së Ohrit dëmton marrëdhëniet ndëretnike
11 Dhjetor 2024, 12:27
-
Shkup, shtyhet seanca në Kushtetuese ku kërkohet t'i hiqet statusi i veçantë gjuhës shqipe! Dy gjyqtarët shqiptarë bojkotuan! Do thirren ekspertët dhe partitë
11 Dhjetor 2024, 11:56
-
Alarmi për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, Rama: Nuk është çështje e Gjykatës Kushtetuese, mbajti bashkë dy popujt shtetformues
10 Dhjetor 2024, 19:06
-
Arbër Çeliku: Midis statusit juridik dhe interpretimit politik të përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut
29 Nëntor 2024, 11:02
-
Preç Zogaj: Shthurja e gjuhës si fillimi i shthurjes së një populli
23 Nëntor 2024, 14:36
-
Speciale/ Udha me pengesa e letërsisë shqipe! Botimet për fëmijë, mungesë prurjeje apo vlerësimi?
23 Nëntor 2024, 12:26