TIRANE - Maturantët janë në ankth për mënyrën se si do të jetë mbarëvajtja e provimeve. Risia e këtij viti që Ministria e Arsimit ka bërë që procesi i provimeve të Maturës Shtetërore, të jetë më e sigurt është vendosja e bllokuesve të valëve të telefonave në ambientet e provimeve.
Sipas drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Provimeve Alfons Harizaj, maturantët nuk duhet të shqetësohen për mbarëvajtjen e provimeve, pasi administratorët do të mbajnë shënim gjithçka që ndodh gjatë provimeve.
“Administratori i provimit mban shënim gjithçka që ndodh gjatë provimit, madje edhe mënyrën se si kanë vepruar. Pra çdo gjë që ndodh gjatë provimit është e shënuar dhe e monitoruar” shprehet Harizaj.
Sipas tij ata që do administrojnë provimet, nuk lejohen që të kenë komunikim me drejtorin e shkollës. Ai sipas rregullores nuk është mësues i shkollës dhe as i lëndës që jep provim.
Po sipas drejtorit të AKP,administratorët e përzgjedhur nuk duhet të kenë raporte familjare me personat që japin provimin. Administratori shkon dy orë para provimit për të bërë verifikimin e maturantëve.
Sipas rregullores masat që do të merren nga MASH për mbarëvajtjen e provimeve janë: Çdo klasë do të ketë zhurmues . Nuk do të lejohet asnjë nxënës me celular. Klasat do të kenë nga një mësues mbikëqyrës.
Çdo shkollë do të ketë polic në hyrjen kryesore. Maturanti do të ulet në bankë sipas një renditje. Salla e provimit për këdo përcaktohet nga AKP. Vendi i maturantit që mungon mbetet bosh.
Nuk lejohet ndërrimi i vendeve. Nuk lejohet hyrja e personave të paautorizuar në shkollë. Nuk lejon asnjë send, përveç stilolapsit, pasaportës/ letërnjoftimit/ ID.
Provimet e Maturës Shtetërore nisin në datën 31 maj me provimin e Gjuhës shqipe dhe letërsisë, në datë 14 qershor zhvillohet provimi i matematikës ndërsa në 29 qershor janë provimet me zgjedhje. Provimet fillojnë në orë 10:00 dhe vazhdojnë për dy orë e tridhjetë minuta.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 10.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com