Alfred Peza, sekretari i PS tifoz i Saliut dhe i Koços

Alfred Peza, sekretari i PS tifoz i Saliut dhe i Koços

Ndërkohë që kryeministri mobilizon qeverinë e tij për të luftuar Fake News-et dhe informalitetin në botën e medias, një nga bashkëpunëtorët e tij, jo vetëm që mban gjallë një portal pirat, por edhe u bën jehonë shpifjeve të Sali Berishës dhe bën tifozllëk për Koco Kokedhimen. Bëhet fjalë për ish-deputetin dhe ish-gazetarin Alfred Peza, themelues i portalit të vogël “AlPe”. Pasi humbi në zgjedhjet e vitit 2017 një vend në listat socialiste për shkak të një hetimi nga ana e Prokurorisë, që e akuzonte për pastrim parash, Peza u ngrit sërish në përgjegjësi pak muaj më parë si sekretar i Partisë Socialiste për Marrëdhëniet me Shoqërinë Civile dhe Mediat. Çështja gjyqësore kush e di se si ishte mbyllur, kështu që partia mendoi t’i japë si shpërblim një rast të ri.

Por Peza, të cilit ende i ka mbetur hatri nga eprorët e tij, që nuk i dhanë mundësinë të rikthehej deputet, ndërsa nga një anë merret me marrëdhëniet mes shtypit dhe partisë në pushtet (funksion, për të cilin merr edhe një rrogë nga Partia Socialiste), nga ana tjetër përdor portalin e tij për të promovuar shpifjet e Partisë Demokratike dhe bën tifozllëk me analistët te Koco. Çështja është se, për ta bërë këtë gjë, përdor një portal pirat, të cilit nuk i njihet as NIPT dhe as redaksi. Si ja bën për të faturuar pagesat për reklamat, me të cilat mbush faqet e tij online, në rast se Alfred Peza nuk ka një NIPT të “AlPe”-s? Dhe si ja bën për të paguar sigurimet shoqërore të gazetarëve të tij kur nuk ka një NIPT? Dhe, a ekziston një konflikt interesi ndërmjet funksionit të tij zyrtar në shërbim të partisë në pushtet dhe reklamës shtetërore që publikon?

Ka vetëm një dyshim: në rast se fillon një kontroll nga ana e Tatimeve për të verifikuar ka apo nuk ka evazion fiskal nga portali i Alfred Pezës, kujt partie do t’i kërkonte ndihmë ai për t’u konsideruar si “i persekutuar politik”?       

xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • memento mori: 10/10/2018 05:01

    ishte fake news edhe pasuria juaj 2mil, pse ja urofsha te gjith te mirat, vec kur hipni ne poste qe iu zgjedh populli per t’i sherby po atij populli, ju ndodh kjo mrekulli, pse mos t’i ndodhi kjo gje edhe nje te vobeki?

    Përgjigju
  • Fadil plhe gjoleka: 09/10/2018 19:29

    Alfred Peza do që një dor në revani e një dor në bakllava . Po haron Alfred Peza se kshu kafshon gjuhën . Po prit se do mësoi shum Shoku Alfred Peza.

    Përgjigju
  • Ceni nga Balldreni: 09/10/2018 18:43

    Alfred HAJDUT Peza , qè bëri 1 MILJON €URO me punë Gazetari ! Alfred Peza " Gazetari më i mirë i gjithë EUROPËS"!!?? Alfred Peza që hiqet sikur është Larry King i CNN ?!!!?? Alfred Peza është një KRYE HAJDUT ORDINER që do japi LLOGARI shumë shpejt përpara SPAK dhe BKHsë , sepse FBI dhe Ambasada Amerikane e kanë DPSJEN e tij të ZEZË me VJEDHJE dhe GRABITJE njësoj si DOSJA e ZEZË e PETRIT VASILIT , që i ka PLAÇKITUR SPITALET , kur Drejtonte Ministrinë e SHËNDETËSISË

    Përgjigju
  • goni: 09/10/2018 17:55

    Ky eshte kapterri tgjitheve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja