ALGJERI- Një avion ushtarak me 103 persona në bord, 99 pasagjerë dhe katër pjesëtarë të ekuipazhit, është rrëzuar në një zonë malore në qytetin e Oum El Bouaghi, në veri-lindje të Algjerisë. Mediat ndërkombëtare paraqesin një bilanc kontradiktor të numrit të viktimave, ku flitet për mbi 100 të vdekur dhe një person ka arritur të mbijetojë.
 
Ministri i Mbrojtjes Ahmed Salah Gaido, ka ngritur një komision për të hetuar rreth këtij aksidenti. Televizioni algjerian "Al-Arabya" raporton se në avion ndodheshin familjarë të stafit ushtarak. Shkaku i rrëzimit të avionit besohet se ishte moti i keq dhe avioni ushtarak po fluturonte drejt qytetit Konstantin për në Algjeri.
 
Nëse bilanci i viktimave do të konfirmohet, atëherë ky do të jetë aksidenti më i keq i ndodhur në Algjeri, që prej vitit 2003, që nga koha kur një jet i “Air Algerie”, u përplas pak momente pas nisjes nga Aeroporti i Tamanrasset, duke shkaktuar vdekjen e 102 personave.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)