Një avion ushtarak është rrëzuar në  veri-lindje të Algjerisë duke shkaktuar vdekjen e mbi 100 personave.

Televizioni algjerian Al-Arabya raporton se në avion ndodheshin familjarë të stafit ushtarak.

Shkaku i rrëzimit të avionit besohet se ishte moti i keq. Ndërkohë burimeve të ushtrisë informojnë se megjithëse nuk dihet numri i saktë i personave që ndodheshin në avion, disa prej tyre mund t'i kenë shpëtuar aksidentit.

Avioni ushtarak po fluturonte drejt qytetit Konstantin, në Algjeri.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)