ALGJERI- Vetëm një person ka shpëtuar nga rrëzimi i avionit ushtarak Hercules C-130, në një zonë malore në qytetin e Oum El Bouaghi, në veri-lindje të Algjerisë.
Gjendja e të shpëtuarit është e rëndë, pasi gjatë aksidentit pësoi plagë të rënda në kokë.
 
Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësja e zyrës së Mbrojtjes së Qytetarëve së Algjerisë. Ajo shtoi se “në bordin e avionit ndodheshin 78 persona”.
Presidenti i vendit Abdelaziz Bouteflika i ka cilësuar viktimat si martirë.
 
Ndërkohë Ministri i Mbrojtjes Ahmed Salah Gaido, ka ngritur një komision për të hetuar rreth këtij aksidenti.
 
Avioni ushtarak u nis nga qyteti i Tamanrasset për në atë të Kostantinit. Besohet se moti i keq ishte dhe shkaku i aksidentit.
 
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)