Federata Algjeriane e Futbollit ka pezulluar përkohësisht kampionatin pas vdekjes së futbollistit Albert Ebosse në ndeshjen JS Kabylie-USM Alger.

Të gjitha ndeshjet e futbollit në ligat profesioniste dhe amatore të programuara për datat 29 dhe 30 Gusht do të shtyhen. Federata premtoi masa të forta për shmangien e dhunës ekstreme si dhe vendosi gjithashtu akordimin e 95 mijë Eurove për familjen e Ebosse.

24-vjeçari nuk mundi t’u mbijetonte plagëve në kokë pas goditjes me sende të forta nga tifozët e skuadrës së tij pas humbjes 1-2 në shtëpi.

Edhe pse Ebosse kishte mundur të shënonte golin e vetëm të Kabylie nga pika e bardhe e penalltisë.

d.b/shqiptarja.com