I pranishëm në mbledhje është edhe shefi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, i cili është vënë përballë një sërë pyetjesh nga deputetët. Demokrati Enkelejd Alibeaj e ka pyetur Hajdarmatajn nëse mund të largohet Tahiri nga vendi dhe të prishë provat. Prokurori nuk e ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se edhe mund të ndodhë.
Pyetjet-përgjigjet:
Manja: I kërkohet këshillit dhënia e autorizimin për arrestin e deputetit apo heqja e imunitetit?
Hajdarmataj: Ne i kemi kërkuar autorizim për heqjen e lirisë të deputetit Tahirit dhe kontroll persona e të banesës së tij.
Manja: Ne sot nuk kemi ardhur këtu për të kërkuar arrestimin e deputetit.
Hajdarmataj: Ne kemi ardhur me një kërkesë për arrestim dhe heqjen e lirisë të deputetit Tahiri. Kemi ardhur që iu të na hapni rrugë ne që të veprojmë duke respektuar të gjitha procedurat ligjore.
Alibeaj: A është regjistruar në regjistrin e veprës penale Tahiri?
Hajdarmataj: Është regjistruar emri i të gjithë personave, kemi regjistruar procedim penal të datës 17 dhe më pas kemi bërë dhe rrugë zyrtare për të gjithë personat e përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike. Bashkë me ta kemi regjistruar edhe emrin e Tahirit.
Alibeaj: A mund të largohet Tahiri nga vendi dhe të prishë provat?
Hajdarmataj: Kemi dyshimin se mund të jemi përballë këtij rasti. Ne kemi filluar hetim duke e mbajtur në fshehtësi të plotë. Edhe mund të ndodhë që Tahiri të largohet.
d.c./shqiptarja.com




