Prej kohësh përshpëritej se mes dy njerëzve që sot janë kundërshtarë të fortë ekziston një lidhje përtej politikës. Dhe në fakt sot, Shqiptarja.com konfirmoi se Kreshnik Spahiu dhe Enkeled Alibeaj kanë lidhje shumë të afërt familjare: bashkëshortet e tyre janë goca tezesh.
Albana Spahiu dhe Arjana Alibeaj janë kushërira të parë, ndërkohë që momentalisht bashkëshortët e tyre janë në fronte “lufte” përballë njëri -tjetrit, pas nismës së demokratëve për shkarkimin e ish zëvendëskryetarit të KLD, Kreshnik Spahiu.
Arjana, një avokate në profersionin e saj, zyrtarisht mban mbiemrin e saj të vajzërisë, ndërkohë që bashkëshortja e Spahiut, që prej ditës së martesës gëzon mbiemrin e të shoqit. Burimet informale thanë për Shqiptarja.com se pavarësisht përplasjes politike të bashkëshortëve, dy kushërirat po ruajnë një marrëdhënie korrekte.

(aq/shqiptarja.com)