Alibeaj: Kërkoj të bëhen 6 ekspertë nga 4 që kanë qenë më parë! BE dhe SHBA ftesë që të na ndihmojnë

 

Enklejd Alibeaj në Komisionin e Reformës Zgjedhore ka ftuar SHBA e BE  dhe organizma të tjera ndërkombëtare të marrin pjesë me ekspertizën e tyre në ndryshimet e Kodit Zgjedhor

 “Kam kërkuar që përveçse dërgimit të një kërkese zyrtare OSBE-së, do t'ia dërgojmë të njëjtën kërkesë edhe Këshillit të Evropës, Komisionit të Venecias, përfaqësues të BE-së dhe SHBA-së që kanë të drejtën të sjellin përfaqësuesit e tyre dhe të marrin pjesë me ekspertizë. Edhe organizata vendase me traditë në ndjekjen e procedurave zgjedhore që kanë përvojë, janë të ftuar që të marrin pjesë në mbledhjet e komisionit të reformës zgjedhore”, u shpreh Alibeaj.

Alibeaj gjithashtu bëri një kërkesë që ekspertët që do të ndihmojnë Komisionin duhet të jenë 6 nga 4 që kanë qenë më parë.

“Sa i takon përcaktimit të numrit të ekspertëve, tradita ka qenë me 4 ekspertë, dy nga njëra anë, dy nga ana tjetër. Unë kërkoj të bëhen 6 ekspertë për të akomoduar edhe nevojat e ekspertizës teknike të përfaqësuesve të pjesës sonë, por edhe në funksion të një analize teknike të të gjitha nevojave që ky komision do të duhet të trajtojë”, theksoi më tej bashkëkryetari demokrat i komisionit.

 


Lajmi kryesor:

Konstituohet Komisioni i Reformës Zgjedhore! Zgjidhen dy sekretarë, Dash Sula dhe Klevis Xhixho! Numri i ekspertëve shkon nga 4 në 8


G.MO/Sh.Sh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare

Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare