Alibeaj: Mazhoranca po bllokon reformën! PD e gatshme për një kod të ri zgjedhor, për votën e emigrantëve dhe listat e hapura

Alibeaj: Mazhoranca po bllokon reformën! PD e gatshme për një kod të ri zgjedhor, për votën e emigrantëve dhe listat e hapura

Enkelejd Alibeaj

Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj tha se Reformën Zgjedhore po bllokon mazhoranca.

'Lidhur me qëndrimin e Partisë Demokratike, lidhur me votën e shqiptarëve jashtë Shqipërisë. Kemi qenë të qartë që në ditën e parë që jo vetëm është një e drejtë Kushtetuese, por edhe në situatën ku ndodhemi të largimit masiv të shqiptarëve duhet që me patjetër t’I garantohet shqiptarëve jashtë Shqipërisë të drejtën e tyre të votës. Ka pasur një tentativë për të prishur reformën e vitit 2020 e cila nuk shkoi asnjëherë në Kuvend. Sepse në atë kohë reforma kishte parasysh që do t’I linte KQZ-n të bënte rregullat e tjera të detajuara, asnjëherë nuk shkoi në fund. Ka pasur një çështje në Gjykatën Kushtetuese e cila ka dhënë edhe një afat sepse ka konstatuar edhe boshllëk legjislativ. Është lënë një hapësirë tjetër të cilin do të duhet Komisioni I Reformës Zgjedhore ta mbush qartësisht dhe saktësisht këtë të drejtë të shqiptarëve. Komisioni është thirrur para zgjedhjeve locale, e mbani mend se cili ka qenë rritmi i takimeve të Komisionit të Reformës Zgjedhore. Partia Demokratike ka paraqitur setin e plotë të të gjitha ndryshimeve që do të duhet të ishin në Kodin Zgjedhor. Listat e hapura për këshillin bashkiak, ndalimet që do të duhej të zgjateshin, vendosja pse jo edhe të disa garancive të tjera dhe më lejoni t’iu kujtoj, qëndrimin refraktar dhe  refuzues të mazhorancës. Është mazhoranca ajo e cila asnjëherë, në asnjë nga mbledhjet e Komisionit të reformës Zgjedhore jo vetëm që ka qenë refraktare por nuk ka dhënë një zgjidhje për listat e hapura, nuk ka dhënë një zgjidhje për ndalimet që do të duhet të jenë përgjatë fushatës zgjedhore. I patë vetë, edhe raporti i OSBE-OHDIR për zgjedhjet e 14 majit, tha pikërisht këtë gjë: shkelje flagrante e ndalimeve ligjore, pra Kodit Zgjedhor, në fushatën zgjedhore. Kështu që kjo është ajo se çfarë ka qenë besoj qëndrimi ynë dhe jo vetëm për këtë çështje por do të duhet ta bëj publikisht sepse besoj që në Komisionin e Reformës Zgjedhore duhet të kuptojmë një gjë, është reforma e shqiptarëve. Nuk është reforma e deputetëve, nuk është reforma e partive politike, çështje të tilla si listat e hapura, proporcional, mundësisht kombëtar, vota e shqiptarëve jashtë Shqipërisë, votimi dhe numërimi elektronik në të gjithë Republikën janë çështje të cilët garantojnë atë që është pasuria më e madhe e shqiptarëvem vota e lirë.'- tha Alibeaj.


Lajmi kryesor:

Votimi i emigrantëve, Mediu: Komisioni i Reformës Zgjedhore duhet të dalë nga absurdi i politikës! Duhen ekspertë nga OSBE/ODIHR


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën