Për herë të parë pas përjashtimit, Berisha në mbledhjen e Grupit të PD, mungon Basha! Alibeaj: Partinë s'mund ta drejtojë një 'non grata'! Ish-kryeministri: Pranoni realitetin

TIRANË- Partia Demokratike ka mbledhur sot grupin parlamentar, të thirrur nga kryetari i grupit Enkelejd Alibeaj, ku për herë të parë ka marrë pjesë edhe Sali Berisha, megjithëse është përjashtuar nga grupi që prej 9 shtatorit, pasi është shpallur ‘non grata’ nga SHBA. Mbledhja ka nisur me debate ndërmjet Alibeajt dhe Berishës, ku kryetari i grupit, i ka bërë të qartë ish-kryeministrit se është i paftuar dhe se prezenca e tij është një sinjal i brishtë për demokracinë e brendshme në parti. Alibeaj i tha Berishës se një person i shpallur ‘non grata’ nuk mund të drejtojë Partinë Demokratike.

Për te gjetur rrugën e bashkimit ndërmjet demokratëve, Alibeaj, tha se nuk duhet të jepen sinjale në mënyrë të dhunshme, që duken sikur po pushtojnë selinë, por duhen bërë disa akte të rëndësishme. Alibeaj tha në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar, se duhet të ndërpritet menjëherë gjuha linçuese, si dhe proceset e njëanshme që thellojnë ndasitë, siç është Kuvendi i thirrur nga Rithemelimi për tu mbajtur më 30 prill. Po ashtu Alibeaj përsëriti kërkesën që Sali Berisha të tërhiqet, jo si kusht, por si një nevojë për bashkimin e demokratëve. 

Nga ana tjetër, Sali Berisha tha se vendimi për përjashtimin e tij është ‘nul’, ndërsa sa i përket kërkesës për tu tërhequr, ashtu siç bëri Lulzim Basha, ish-kryeministri tha se nuk mund të krahasohet fituesi me humbësin. Ajo çfarë vihej re në zyrat në selinë blu janë edhe logot e PD-së, të cilat tashmë janë ndryshuar dhe janë vendosur logot e Rithemelimit. I pyetur nga gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku, se me çfarë parash po bëhen punimet për të fshehur çdo gjurmë të Bashës, Berisha u përgjigj se nuk kishte dijeni dhe se do të kërkojë të bëjë transparencë. 

Në mbledhjen e grupit parlamentar, morën pjesë edhe deputetët që u përjashtuan nga ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Ndërkohë, vetë ish-kryetari Basha, nuk ka marrë pjesë në mbledhje, ndërsa munguan edhe deputetët Agron Gjekmarkaj, Grida Duma, Alfred Rushaj, Flutura Açka, Kreshnik Çollaku, Orjola Pampuri dhe Ilda Dhori. Pas përfundimit të seancës plenare, burime për Report Tv bëjnë me dije se do të ketë sërish mbledhje të grupit parlamentar. Kjo ishte mbledhja e parë e grupit parlamentar të PD-së, pas vendimit të gjykatës për t'i dhënë drejtimin e PD-së 'Grupit Të Rithemelimit', me regjistrimin e statutit të Kuvendit të 11 dhjetorit, i thirrur nga Sali Berisha. 

Deputetët që kanë marrë pjesë në mbledhje

Luan Baci, Edmond Spaho, Tritan Shehu, Flamur Noka, Bledian Nallbani, Selaudin Jakupllari, Kasteiot Piroli, Belind Këllici, Sorina Koti, Ervin Salianji, Dhurata Çupi, Arbi Agalliu, Luciano Boci, Edi Paloka, Isuf Çela, Dashnor Sula, Gerta Bardeli, Xhelal Mziu, Enkelejd Alibeaj, Flamur Hoxha, Agron Shehaj, Lefter Geshtenja, Tomor Alizoti, Helidon Bushati, Gazment Bardhi, Zef Hila, Ramadal Lika, Albana Vokshi, Eralda Tase, Oerdi Bylykbashi, Bujar Leskaj, Andia Ulliri, Lindita Metaliaj, Sali Berisha, Saimir Korreshi, Ina Zhupa, Emilja Koliqi, Elda Hoti, Jorida Tabaku, Merita Bakiu, Fatjon Veizaj, Kasem Mahmutaj, Zheni Gjergji.

8 deputetët që munguan në mbledhje

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:18
Nuk mori pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar, Çollaku: Një PD e ndarë nuk është fituese

Deputeti i Partisë Demokratike Kreshnik Çollaku, ka reaguar pasi nuk mori pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar.

‘Nje PD e ndare pavaresisht se cila pjese eshte me e madhe dhe me forte, nuk eshte nje PD fituese. Qe PD te jete fituese duhet te jete e bashkuar ne paqe me shoqerine shqiptare dhe me miqte nderkombetare te shqiptareve.

Sot mjerisht PD ka te rrezikuar unitetin, ka te rrezikuar harmonine me shoqerine dhe miqesine me partneret nderkombetare. Qe kjo gjendje te mos kthehet ne nje realitet duhet Dialog, Arsye dhe Vullnet i Mire nga te gjithe aktoret.

Nese perdorim Vullnetin e mire, Arsyen dhe Dialogun zgjidhje ka. Nese kjo nuk ndodh kemi denuar PD me humbje. Personalisht sa te kemi fuqi e mundesi do te luftoj per nje PD te bashkuar,ne harmoni me shoqerine dhe ne miqesi me partneret strategjike.’- shkruan Çollaku.

Ora 10:42
Alibeaj bënte thirrje për të ndalur gjuhën e linçimit, i ndërhyn Luan Baçi gjatë intervistës: Vetëm Bardhin ke me vete

Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, kryetari Enkelejd Alibeaj bëri thirrje që të ndalej gjuha e linçimit, në mënyrë që demokratët të bashkohen. I pyetur nga gazetarët se sa deputetë mendonin si ai, pas shpinës së Alibeajt po kalonte deputeti i Fierit, Luan Baçi, i cili ndërhyri, duke thënë se ka me vete vetëm Gazmend Bardhin. Ndërhyrja e Baçit nuk ka kaluar pa ironi nga Alibeaj.

Debati

Alibeaj: Kushdo ka detyrimin që ta kërkojë bashkimin sepse ua kemi detyrimin demokratëve tanë. Ndërkohë që ne bëjmë këtë tollovi, Edi Rama fërkon barkun.

Gazetarja: Sa deputetë ju mbështesin me këtë mendim zoti Alibeaj?

Luan Baçi: Vetëm Bardhi (Gazment Bardhi).

Alibeaj: Ja e patë një zë, ja ky është një zë që është bashkimi.

Gazetarja: Edhe zoti Bardhi vetëm një gjuhë ka përdorur dje në rrjetet sociale.

Alibeaj: Nuk është e mirë. Sepse po vendosëm se sa mbështesin, vetëm celebrojmë ndarjen. Kjo nuk është e mirë.

Ora 10:08
Mbledhja e Grupit, Berisha: Vendimi për përjashtimin tim s'ekziston! Hap pas? S'krahasohet fituesi me humbësin! Pyesni Bashën pse nuk erdhi, ne s'përjashtojmë njeri

 

Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD, Berisha tha se vendimi për përjashtimin e tij është nul. Për mediat, i pyetur nëse duhet të bëjë një hap pas që t'i hapë rrugë PD të bashkohet, Berisha tha se nuk mund të krahasohet fituesi me humbësin, duke iu referuar Lulzim Bashës. Ky i fundit nuk ishte sot i pranishëm në mbledhje, ndërsa Berisha tha se ata nuk kanë përjashtuar asnjë, as Bashën.

"Vendimi që pretendon Alibeaj është nul dhe nuk ekziston. Ky është qëndrimi i bazuar në të gjitha ligjet e PD. Të krahasosh fituesin me humbësin, është gabim i madh. Mbledhje Grupi do ketë patjetër, është organ legjislativ i PD që do bëjë debate për gjithçka. Mendoj se është rast unik që PD të bashkohet edhe në diversitetin e saj. Ka një diversitet i cili e bën edhe më demokratike PD. Është pjesë e grupit. Pyesni Bashën pse nuk erdhi, ne nuk përjashtojmë njeri", tha Berisha.

Ora 10:08
Me çfarë parash po bëhen rregullimet në selinë e PD? Berisha: Nuk kam dijeni, do kërkoj të bëhet transparencë

 

Që prej vendimit të Gjykatës së Tiranës që i dha Komisionit të Rithemelimit Partinë Demokratike, në selinë blu kanë nisur punime, ku duket se po fshihet çdo gjurmë e Lulzim Bashës. I pyetur nga gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku, se me çfarë parash po bëhen këto punime dhe nëse ai ka marrë në dorë edhe financat e partisë, Berisha u përgjigj se nuk kishte dijeni dhe se do të kërkojë të bëjë transparencë. 

"Nuk kam asnjë dijeni, por do të kërkoj që të bëhet transparenca. Nuk e di nëse po bëhet me financat e partisë, por si është gjendja e arkës në këtë parti, nuk e kam idenë. Zyra ime do të jetë një zyrë mes këtyre zyrave. Nuk ka zyrë kryetari, nuk ka kryetar. Tani çdo zyrë është zyrë", u përgjigj Berisha.

Ndryshimet në selinë e PD  filluan me heqjen e dyerve të blinduara, të vendosura nga Basha para protestës së dhunshme të Berishës më 8 janar. Më pas Berisha u kujdes edhe të ndryshohet edhe logo e partisë, ndërsa tashmë po lyhen edhe muret e brendshme si edhe zyra e kryetarit po i nënshtrohet ndryshimeve. 

Ora 10:00
Alibeaj përsërit dy 'kushtet' për bashkimin: Të ndalet gjuha linçuese pasi krijon një atmosferë pushtimi, Berisha të tërhiqet

Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Kryetari i grupit Enkelejd Alibeaj tha për gazetarët se sinjalet e bashkimit nuk mund të jepen në mënyrë të dhunshme. Sipas Alibeajt për të gjetur një gjuhë të përbashkët duhet të bëhen disa akte; duhet të ndalet gjuha linçuese dhe procesi i Kuvendit të 30 prillit në PD dhe duhet që Sali Berisha të tërhiqet.

'Sinjalet nuk mundtë jepen duke pushtuar selinë duke ardhur në mënyrë të dhunshme në grupin parlamentar ndërkohë që Berisha nuk është pjesë e grupit parlamentar. Berisha nuk është pjesë që nga 9 shtatori. Për të gjetur gjuhën e përbashkët, ca akte të rëndësishme duhen bërë. Duhet të ndërpritet gjuha lincuese. Proceset paralele për të thelluar ndasinë nuk japin sinjale bashkimi. Të ndërpritet kjo gjuhë dhe këto procese të njëanshme. Duhet të shmanget gjuha e linçimit, kjo është një atmosferë pushtimi .Duke u ndërprerë këto është hapi i parë drejt bashkimit. Që të jemi fitues, duhet që Sali Berisha, jo si kusht por si nevojë, si një sinjal bashkimi edhe ai të tërhiqej. Ne kemi detyrimin që ta kërkojë gjithnjë e më tepër, pasi ja kemi detyrim demokratëve tanë. Ndërkohë, që ne të bëjmë këtë tollovi Edi Rama fërkon barkun. Po vendosëm sa na mbështesim celebrojmë ndarjen.’- tha Alibeaj.

Ora 09:31
Mbledhja e Grupit Parlamentar të PD, Alibeaj-Berishës: Prezanca juaj sinjal i brishtë për demokracinë! Ish-kryeministri: Pranoni realitetin, vendimi i Bashës, antistatutor

 

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj është shprehur se është plotësuar kuorumi për zhvillimin e saj, por ka theksuar se Sali Berisha është i paftuar. Ky i fundit është përgjigjur se vendimi i Lulzim Bashës për përjashtimin e tij ishte antistatutor.

Alibeaj: Prezenca juaj në këtë sallë është një sinjal i brishtë për demokracinë e brendshme në parti. Me prezencën tuaj ju po zhvlerësoni vendimet e organeve të kësaj partie. Ju jeni i përjashtuar nga grupi parlamentar dhe çdo forum.

Berisha: Alibeaj më vjen keq për këtë qëndrim, vendimi i Lulzim Bashës është anti-statutor, jua kam thënë edhe pak ditë më parë dhe po jua përsëris, unë ju respektoj si kryetar grupi, por çdo organ vendimarrës në këtë parti ka qenë ilegjitime pas 11 dhjetorit. I vetmi organ që merr vendime është Komisioni i Rithemelimit.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 01/04/2022 02:35

    /ETHEM.../,Berisha po sillet ne kete mbledhje si Enveri me konferencen e Tiranes ne 56'qe u kthye nga pushimet se mos i hikte pushteti nga dora.Berisha do kete fanatiket e tij qe do t'a votojne e perkrahin gjithemone.Ketu nuk ka asgje te keqe,pasi cdo njeri eshte i lire te beje zgjedhjen e tij.Por ajo qe me shqeteson eshte fakti qe Alibeaj eshte lene komplet vetem perballe Berishes e bandes se fanatikeve te tij.Ku jane te gjithe ata deputete qe ishin kunder Berishes,pro Bashes dhe qe pas zgjedhjeve te fundit,plasen sa e detyruan Bashen te dorehiqej?! Perse e lane punen ne mes? Me mungesen e tyre,dashje pa dashje i hapen rrugen Berishes per ne krye te PD.Keta duhet te ishin aty te dera dhe t'a ndalonin Berishen.

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 31/03/2022 10:57

    PD është marr peng nga Sb për 32 vjet.Ajo nuk bëhet më me Sb.Tashmë Sb është në luftë me DASH. Lul Basha bëri hap pasë për të kur dhe Saliu.Por ky si gomari ngul kënbë të mbaj me zor PD si mbaroi për të shpëtuar nga burgu për korrupsion madhor familjarisht dhe minim të demokracisë. -Fajin e kanë edhe deputetët e foltores që shkojnë pas Sb. -Nëse këta deputet do vazhdojnë të ndjekin Sb dhe partinë që mund të kryesoi Ai..do të shpallen non grata të gjit. -Sb është një përbindësh i paprecedent në botë që pyet veten veten e tij dhe bën siç i do qejfi. -Sb ka bërë mbi 101 të zeza në këtë vënd dhe nuk është ndarë për faje të drejtësisë së kapur,Tredhur prej tij që në 92.Zoti e shpëtoftë Shqipërinë nga një person psikopat i kuruar më parë nga Dr.Ylvi Vehbiu ikur nga frika e Sb president dhe vdiq atje..!

    Përgjigju
    • @ethem: 31/03/2022 19:20

      Problemi eshte se Sali Berisha votohet. Nuk funksionon me largohu. Basha u largua per te thene se e larguan. Per rikthimin e Berishes asnje nuk eshte pergjegjes ne shume se Basha qe e katandisi partine baraz me PR dhe opiziten baraz me 0 me paaftesine e tij te jashtezakonshme. Dhe problemi tani eshte real berisha mund te votohet prape se opozita e lulit ishte e pashprese

  • Ali baba ke 40 hajcub: 31/03/2022 10:11

    Cfare farse me logon e re ne shpine Alibeaj i thote dil perjashta Berishes. Berisha ka marre godinen dhe alibea esht me qera ne kete godine per mbledhjet qe ban

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)