Kandidatët e PD-së në Fier, Enkelejd Alibeaj dhe Agron Kapllanaj kanë zhvilluar takime me banorët e Hekalit të Mallakastrës, ku shprehen se ka shumë socialistë të zhgënjyer dhe po u bashkohen PD-së.
Alibeaj tha se bashkimi i socialistëve me PD dhe ndryshimin është vendimi i u duhur për t’i mbyllur derën dështimi që po troket për herë të tretë në derën e çdo familje.
“Përkundër ndasive që Edi Rama ka bërë që të përçajë shqiptarët, besoj se të bashkuar me dhembshuri për njeri-tjetrin me dashurinë për të vegjlit, me dëshirën për të rikthyer dhe rimbledhur familjen shqiptarë të shpërndarë nëpër botë, kjo është sfida që kemi të gjithë dhe do ta bëjmë të gjithë bashkë në 25 prill, të votojmë për familjen tonë për të ardhmen”, tha Alibeaj.
Gjatë takimi, një person, ku sipas njoftimit të PD-së thuhet se është një socialist i zhgënjyer, ka grisur teseren e PS dhe i është bashkuar PD-së.