
Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka reaguar pas lajmit se në Kryesinë e Kuvendit u zhvilluan sot bisedime mes Enkelejd Alibeajt dhe grupit të PS për Presidentin e ri. Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Ervin Minarolli shkruan në emër të PD-së së Alibeaj është i pamandatuar dhe negociatat kanë zero efekt për PD-në.
“Partia Demokratike, dënon me ashpërsinë më të madhe lojën me opozitë të emëruar të Edi Ramës si një lojë e turpshme, antidemokratike dhe destabilizuese.
PD denoncon takimin e Enkelejd Alibej me trojkën Balla - Gjiknuri - Spiropali për përzgjedhjen e Presidentit të Republikës.
Me këtë rast, Partia Demokratike thekson se Enkelejd Alibejaj nuk ka asnjë mandat, as nga Partia Demokratike, e as nga kryesia e grupit dhe grupi i saj parlamentar për të marrë pjesë dhe përfaqësuar ata në negociatat me përfaqësuesit e Edi Ramës.
Takimi i Alibeajt është me zero efekt për Partinë Demokratike dhe grupin e saj parlamentar. Ai ka shkuar në takim i përzgjedhur haptas nga Taulant Balla.
Së fundi, Partia Demokratike deklaron se qëndrimi i kësaj Partie dhe grupit të saj parlamentar në lidhje me këtë çështje do të vendoset vetëm nga forumet më të larta të saj. Në çdo rast, ky qëndrim do të jetë ai i një opozite të vërtetë. Deputetët e saj nuk do votojnë kurrë për President kandidatë të Edi Ramës apo të kulisave të tij të gatuar me opozitë të emëruar”, ka shkruar Minarolli, i cili më pas fshiu postimin.
Lajmi kryesor:
Presidenti i ri, negociata PS-PD? Alibeaj shihet në ambientet e Kryesisë së Kuvendit ku ishte edhe grupi negociator socialist! Reagon deputeti: Nuk ka pasur bisedime
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.4%
-
PD
13.5%
-
Partitë e vogla
20.1%
Vota total: 919
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Balla ironizon PD në Kuvend: Opozita u shpartallua që ditën e parë pas listave, të njëjta me ato të 2013-ës! 1 milion shuplaka do merrni më 11 maj
13 Mars, 17:10
-
Koalicioni ‘Djathtas për Zhvillim” dorëzon i fundit LISTËN në KQZ, Shehi, Alibeaj, Elezi në Tiranë, Kthupi në Durrës e Kulluri në Vlorë! Në listat e mbyllura futen familjarët
13 Mars, 00:51
-
Zgjedhjet/ Skema e të vegjëlve ndaj PD-PS, lista të mbyllura ‘fake’ për të kandiduar në të hapurat! ‘Formula e artë’ e Shehi-Alibeaj, Lapaj-Shabani dhe Bashës
12 Mars, 16:18
-
Braçe reagon pas kritikave: 'Tërbimi' im është për mbrojtjen e bujqësisë, jo për pozita politike
12 Mars, 09:22
-
Riformatohet Këshilli Drejtues i RTSH! EMRAT e përzgjedhur votohen të enjten
11 Mars, 14:54
-
‘BE 922 milionë euro investime për reformat në Shqipëri’/ Balla prezanton dy marrëveshje tek ‘Ligjet’: Po finalizojmë dhe marrëveshjen e sigurisë me Izraelin
11 Mars, 11:23
-
Tabaku: Qeveria po mbyll sesionin parlamentar me ligje të porositura, Transparency International e ka cilësuar si qeveri të kapur
11 Mars, 10:50
-
Ministri i Mbrojtjes, Vengu: Negociata me 5 kompani ndërkombëtare për prodhim armësh
10 Mars, 22:30
-
Berisha e Mediu në Kuvend bëjnë politikë me vdekjen e Andis Harasanit, kryetari i PD-së: E përzutë! I përgjigjet Spiropali e Balla: Bufi e korbi s’janë larg mes tyre
10 Mars, 09:10
-
Ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare ish-deputeti i Partisë Socialiste, Andis Harasani! Bashkëshortja e tij: Do të na mungosh pafundësisht
9 Mars, 19:51
-
Senati italian miraton marrëveshjen për pensionet me Shqipërinë, përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë
5 Mars, 15:09
-
11 maji/ KQZ regjistron 3 koalicionet! Berisha shkon në zgjedhje me 25 aleatë, mes tyre Meta, çamët e grekët! 'PO' edhe për ‘Djathtas për Zhvillim’ dhe ‘Nisma Shqipëria Bëhet’
4 Mars, 16:16