Presidenti i ri, negociata PS-PD? Alibeaj shihet në ambientet e Kryesisë së Kuvendit ku ishte edhe grupi negociator socialist! Reagon deputeti: Nuk ka pasur bisedime

TIRANË- Partia Demokratike dhe Partia Socialiste duket se kanë nisur negociatat për emrin e Presidentit të ri të vendit, por jo zyrtarisht. Ilir Metës i mbaron mandati më 24 korrik, por procedurat për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit duhet të nisin brenda datës 24 maj. Gazetari i Report Tv, Ermal Qori raporton se kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj pasur bisedime informale sot në Kryesinë e Kuvendit me grupin negociator të PS-së, Taulant Balla, Elisa Spiropali dhe Damian Gjiknuri.

Megjithatë vetë Alibeaj ka mohuar një lajm të tillë në një mesazh për kolegët e tij. Ai thotë se mënyra se si është organizuar veprimtaria e grupit parlamemtar të PD, për çdo çështje të axhendës parlamentare apo organizative, gjithçka është e mbetet kompetencë e mbledhjes së grupit parlamentar. 

Për këtë lajm ka reaguar fillimisht edhe Ervin Minarolli i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike i cili pasi shkroi se Alibeaj është i pamandatuar e fshiu postimin.

Ilir Meta do të jetë në krye të Presidencës deri më 24 korrik 2022, ndërsa Kuvendi duhet të nis procesin e zgjedhjes së tij jo më vonë se 24 maji 2022 sipas Kushtetutës. Partia Socialiste e cila ka edhe mazhorancën e parlamentit ka ngritur grupin e punës që do të zhvillojë konsultimet me grupet e tjera e parlamentare në Kuvend, për të përzgjedhur një emër konsensual. PS ka mandatuar Taulant Ballën, Elisa Spiropalin dhe Damian Gjiknurin për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit, ndërsa Balla tha se ky proces ndodh brenda Kuvendit të Shqipërisë dhe dëshira e socialistëve është për konsultim e dialog nga të gjitha palët. Këto deklarata Balla i bëri pas mbledhjes së grupit parlamentar.

Raundet dhe procedura si zgjidhet Presidenti i ri, kërkohen 84 vota por mjaftojnë edhe 71

Sipas Kushtetutës procesi i zgjedhjes së Presidentit të Republikës në Kuvend nis jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit të Presidentit aktual. Domethënë në rastin konkret procedura duhet të nisë para datës 24 maj.

Pas përcaktimit të datës së raundit të parë në zbatim të nenit 87 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, një grup me jo më pak se 20 deputetë ka të drejtën t’i propozojë Kuvendit kandidaturën për President të Republikës së Shqipërisë. Një deputet nuk mund të propozojë më shumë se 1 kandidat për Presidenti. Kushtetuta e Shqipërisë parashikon që raundi konsiderohet i bërë edhe nëse nuk paraqitet asnjë kandidat. Pra opozita nuk e bllokon procesin as me mos pjesëmarrjen e saj në seancë, që do ta bënte të pamundur plotësimin e kuorumit në 3 raundet e para, 84 vota.

Në mënyrë më të hollësishme, neni 87 i Kushtetutës dhe neni 109 i Rregullores së Kuvendit, parashikojnë rregullat mbi procedurën e zhvillimit të raundeve të votimit si edhe shumicën e kërkuar në secilin prej raundeve. Kushtetuta përcakton se janë pesë raunde për zgjidhjen e Presidentit. Në tre raundet e para kërkohet një shumicë prej 3/5, 84 vota, ndërsa në dy e tjera, të katërtin dhe të pestin, presidenti mund të zgjidhet me 71 vota. Raundet nga njëri tjetri duhet të zhvillohet brenda 7 ditëve, që do të thotë se Presidenti i ri i Republikës në muajin maj do të jetë votuar nga Kuvendi.

Votimi për secilin raund bëhet i fshehtë dhe pa debate. Votimi quhet i kryer edhe kur në Kuvend nuk paraqitet asnjë kandidaturë. Tashmë priten emrat e kandidatëve për Presidentin e ri të vendit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:22
Alibeaj në bisedime me PS për emrin e Presidentit të ri, Minarolli: Është i pamandatuar, zero efekt për PD-në

1649074976_ErvinMinarollie1568654249687.jpeg

Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka reaguar pas lajmit se në Kryesinë e Kuvendit u zhvilluan sot bisedime mes Enkelejd Alibeajt dhe grupit të PS për Presidentin e ri. Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Ervin Minarolli shkruan në emër të PD-së së Alibeaj është i pamandatuar dhe negociatat kanë zero efekt për PD-në.

“Partia Demokratike, dënon me ashpërsinë më të madhe lojën me opozitë të emëruar të Edi Ramës si një lojë e turpshme, antidemokratike dhe destabilizuese.

PD denoncon takimin e Enkelejd Alibej me trojkën Balla - Gjiknuri - Spiropali për përzgjedhjen e Presidentit të Republikës.

Me këtë rast, Partia Demokratike thekson se Enkelejd Alibejaj nuk ka asnjë mandat, as nga Partia Demokratike, e as nga kryesia e grupit dhe grupi i saj parlamentar për të marrë pjesë dhe përfaqësuar ata në negociatat me përfaqësuesit e Edi Ramës.

Takimi i Alibeajt është me zero efekt për Partinë Demokratike dhe grupin e saj parlamentar. Ai ka shkuar në takim i përzgjedhur haptas nga Taulant Balla.

Së fundi, Partia Demokratike deklaron se qëndrimi i kësaj Partie dhe grupit të saj parlamentar në lidhje me këtë çështje do të vendoset vetëm nga forumet më të larta të saj.  Në çdo rast, ky qëndrim do të jetë ai i një opozite të  vërtetë. Deputetët e saj nuk do votojnë kurrë për President kandidatë të Edi Ramës apo të kulisave të tij të gatuar me opozitë të emëruar”, ka shkruar Minarolli, i cili më pas fshiu postimin. 

K.T./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • arqile: 04/04/2022 19:07

    Aman vereni kurven alibeaj president ose dumen ose salihanjin mos haroni dashnoren e Rames bashen palacon e cirkut.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 04/04/2022 14:27

    Presidenti i zgjedhur nga populli do jete nje fitore e popullit qe voton. Ndersa nje president i propozuar dhe dakorduar midis partishe eshte fitore e partive politike qe e kane çuar vendin e popullin buze gremines e humneres,varferise se skajshme totale.

    Përgjigju
  • Liku: 04/04/2022 14:01

    Presidenti nuk duhet te jete i partive politike duhet te zgjidhet nga populli.

    Përgjigju
  • bobi: 04/04/2022 12:30

    Nese vertete doni nje intelektual nga te paktet qe kane mbetur zgjidhni per president njerin nga keto 2 figura. Aurel Plasarin Perparim Kabo

    Përgjigju
    • Shaqo: 04/04/2022 18:23

      O Bob, dashke prape Ilir Meten, nuk ndodh.

    • kumlla: 04/04/2022 15:40

      Dakord me Gripin poshte. Plasari eshte me plot kuptimin e fjales <Koke Shkence> dhe si i tille, nuk ka pse perzihet me balten e Tiranes. I sherben Shqiperise me shume te shkenca, sesa te presidenca. Kabo ka qene pjese e llumit, ka ne pronesi planetin majmun dhe rrethohet nga mafioze. Kesaj i thone hiq nje like, ver nje rike. Per rolin ceremonial qe kryen presidenti, le te vene me mire nje femer te paperlyer me pare ne politike dhe hajd shnet. Fundja, aty do jete thjesht per kukull.

    • Delinquenti: 04/04/2022 15:17

      Po ky plasari nuk vjen nga nomenklatura e kuqe??? apo ky eshte i mire se e ka ndrru shpejt xhaketen,

    • Gripi: 04/04/2022 13:49

      Kabo eshte deliramt qe i pelqen vetja,prandaj karrikja e presidentit do e demtonte akoma me shume. Plasari eshte koke e madhe dhe Rama nuk pranon njeri mbi veten. Do gjejne ndonje ne ndonje restorant paceje si Moisiun.

    • Tom: 04/04/2022 13:04

      Perparim Kabo

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër