Ish-deputeti i PD Enkelejd Alibeaj, ka reagura në lidhje me përgjimet e publikuara nga Bild duke thënë se Edi Rama duhej të jepte dorëheqjen.
Por më pas Alibeaj ka thënë se kushdo që pret dorëheqjen e Ramës pas skandalit për blerjen e votave, do të zhgënjehet, kjo pasi sipas Alibeajt, Rama nuk do ta lëshojë pushtetin që ka për shkak të krimit. Më pas Alibeja vijon me pretendimet e tij duke thënë se Rama do ta vazhdojë të mbrojë Dakon dhe çdo kriminel për të mbrojtur pushtetin e tij të kalbur.
Deklarata e Plotë:
Pas skandalit të publikuar nga gazeta gjermane Bild, ku del në dritë mekanizmi i blerjes së votave nëpërmjet krimit dhe se drejtuesi real i fushatës për Partinë Socialiste është një trafikant ndërkombëtar droge, me të drejtë, të gjithë presin dorëheqjen e Edi Ramës.
Por, kur bëhet fjalë për pushtetin dhe mbajtjen e tij në çdo formë e me çdo mjet, Edi Rama, është krejt i parashikueshëm dhe nuk zhgënjen asnjëherë.
Kryeministri ilegjitim, i ardhur në pushtet me votat e blera nga krimi, siç konfirmuan edhe përgjimet e fundit të gazetës Bild, jo vetëm nuk po e konsideron dorëheqjen, por është vënë në mbrojtje të Vangjush Dakos, duke arritur deri tek kërcënimi publik i kujtdo që nxjerr sekretin e bashkëpunimit me krimin për blerjen e votave.
Me apo pa dorëheqje, Edi Ramën nuk e beson më askush. Edhe ata që besonin sadopak tek kryeministri mafioz, sot janë të qartë së gjithçka ka ndodhur me bekimin e tij.
Nëse do të ishte e kundërta, Edi Rama do të kishte dhënë dorëheqjen me dhjetëra herë. Do të kishte dhënë dorëheqjen, kur u faktuan akuzat e opozitës se:
Shqipëria u bë hambari i drogës në Europë. Edi Rama kishte future kriminelë në Parlament. Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi ishte përdhunues dhe trafikant.
Saimir Tahiri mbështeste trafikun e drogës. Vëllai trafikant i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj vazhdonte trafikun e drogës në Vlorë. Koncesionet gati 2 miliardë dollarë ishin të miqve dhe financuesve të Edi Ramës.
Projekti i Unazës së Re ishte një skemë gjigande vjedhjeje përmes një kompanie fantazëm dhe shumë e shumë skandale e afera të tjera korruptive, që kanë zhvatur dhe varfëruar shqiptarët.
Edi Rama nuk mendoi asnjëherë ta japë dorëheqjen për këto skandale, që po pengojnë prej 6 vjetësh nisjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian.
Duke kërcënuar e sulmuar këdo që ka nxjerrë prova për ta, duke manipuluar të vërtetën, duke fabrikuar dëshmitarë e prishur prova, Edi Rama i ka mbrojtur ata të gjithë nga drejtësia, për të mbrojtur pushtetin e tij të kriminalizuar.
Pas përgjimeve të Bild, që faktojnë blerjen e pushtetit përmes krimit, është e qartë pse Edi Ramës i duhej prokuroria nën kontrollin e plotë të tij. Një prokurori e pavaruar, do të kishte zbatuar ligjin, do t’i kishte vënë para drejtësisë pushtetarët e lidhur me krimin dhe të përfshirë në afera të rënda korruptive.
Edi Rama i mbron kriminelët e tij brenda dhe jashtë politikës, sepse ai e ka të qartë se as nuk e merr dhe as nuk e mban dot pushtetin pa krimin.
Prandaj, largimi i Edi Ramës është zgjidhja për të shkëputur lidhjet e politikës me krimin dhe për të çliruar zgjedhjet nga pengmarrja e krimit.
Me Edi Ramën, synimi i vetëm i të cilit është të mbrojë pasurinë dhe pushtetin e tij të kalbëzuar nga krimi dhe korruposioni, shqiptarët kanë vetëm një zgjidhje: Të bashkohen me protestën kombëtare më 8 Qershor. Pjesëmarrja dhe vendosmëria e shumicës së shqiptarëve për të mos pranuar paktin e tij me krimin, është përgjigja më e mirë për kryeministrin ilegjitim të votave të blera me krimin.
"Korri" I juaj-opozitareve sic po veproni qe kur e kur,madje ju kane bashkua Bashes dhe PD,edhe Mediu, Noka, Shehi,dhe ai grekofili, eshte aq banal,primitiv e i pakuptimet, Larguhu ti Rama,se ne kemi humbur besimin te sovrani, kur Rama largohet,ndodh qe sovrani nuk ka kend ta votoje,na voton ne he,he,he,heee.
PërgjigjuSe jeni Ju te etur per pushtet e duhet te jape doreheqjen Rama?????!!!!! ,Mprihuni, e vazhdoni te shihni endrra me sy hapur o mjerane se keni per te mbetur pa asnje gje Nuk merret pushteti me sajesa e kaseta babale qe beni ju , se keto jane llafe fshati, po nuk keni faj se nuk jeni per gje tjeter
PërgjigjuO alibajga ti ke vllain tënd të dënuar ktu në Gjermani. Un kam lindur ktu në Gjermani e punoj në burgun Gjerman. Vllai jot është njeriu më negativ edhe këtu në burg. Ky maskara është dënuar me 14 vjet heqje lirie e kur ky të mbaroi burgun do përjashtohet në mënyr eksprase nga biruca nëShqipri. Po ti këtë gjë se përmënd kur e që je dhe nipi i tradhtarit të kombit Shqiptar isakak toskës.
PërgjigjuKy plehu Alibajga e ka vellane ne burg ne Gjermani te denuar jo pak por 14 vjet per shitje armesh, narkotikesh dhe shfrytezim prostitucioni.
PërgjigjuNa thuaj kur kenge?
PërgjigjuJu jeni kriminelet me te medhenj te ketij vendi,Sali Kriminelin e keni ne qoshe,eshte nje monster i lindur,Ilir Kryehajdutin e keni ne koalicion,Lulzim debilin dhe Mona shtrigen i keni ne preher,Fatmir Mediun kryebajgen,Nard Ndoken,Duken e Krimit i keni te gjithe ne preher,ptu rrace e ndyre
PërgjigjuKriminelet i keni te ulur ne krye te PD-se,keto 29 vjet keni luajtur me fjalen demokraci,ne te vertete jeni nje parti fashiste qe vec dhunes,genjeshtres,pergjimeve e sajesave alla babale nuk dini gje tjeter,eshte kjo arsyeja qe populli nuk ju voton.
PërgjigjuO Legen ju vrate 30 ne Gerdec,ju vrate 4 ne bulevardju ne 97 vrate Shqiperine e nuk dha kush dorhqje nga ju.O injorant pse te jepen dorheqje per ca idicie te pa dekumentuera qe ju po i beni coraape per justifikim e poshtersive tueja.Gjynaf qe ti han pilaf.
Përgjigju